E Hënë, 2 Nëntor 2026

I martuari 26 vjeç, dashnor i 13-vjeçares kameriere

17/05/2005  Një 26-vjeçar nga Kavaja është arrestuar nga policia nën akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me një të mitur. Edmond Muraj ka abuzuar me një 13-vjeçare, të cilën e kishte të dashur prej disa muajsh. Edmond Murja, nga qyteti i Kavajës, ishte martuar afro 1 vit më parë dhe për pak muaj do të bëhej baba. Por martesa nuk e pengoi aspak 26-vjeçarin që të tentonte lidhje dashurore. Dashnorja e tij u bë një vajzë 13-vjeçare, që punonte si kameriere në një nga lokalet e qytetit. Familja e saj ishte e varfër dhe prindërit ishin detyruar ta punësonin vogëlushen, e cila kishte braktisur sakaq dhe shkollën 8-vjeçare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›