E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përdhunime të miturish

17/05/2005  Shkonte për të blerë bukë në dyqan dhe bie në "kthetrat" e shitësit. Një muaj më parë u përdhunua një 12-vjeçare, fqinje me maniakun, e cila është dëmtuar rëndë fizikisht. Ndërkaq, pas kësaj ngjarjeje të shëmtuar është vënë nën pranga disa orë më vonë Spiro Papa, 51 vjeç, lindur në Berat dhe banues në lagjen Kombinat, i dyshuar si autor. Vetëm dy muaj më parë u arrestua një 64-vjeçar në të njëjtën lagje, Kombinat, i cili tentoi të përdhunonte një 12-vjeçare. E mitura i shpëtoi aktit të shëmtuar, duke u larguar me vrap. Ndërsa viti 2004 shënoi një rekord të përdhunimeve të të miturve, ku kulmi arriti në dhunën e ushtruar ndaj një 11-vjeçari te "gropa e Hajdin Sejdisë", në qendër të Tiranës. Një 14-vjeçare nga kryeqyteti përdhunohet nga fqinji i saj, 29 vjeç, i cili arrestohet dy javë më vonë nga policia. Një 13-vjeçare nga Bilishti mashtrohet dhe më pas përdhunohet në Elbasan. Policia arreston Paris Demirin, i dyshuar si autor i aktit. Elidon Hima, Vehap Biba dhe një vajzë 17-vjeçare, me iniciale M.P., u vunë në pranga nga policia kriminale, pasi kishin përdhunuar të paktën 3 vajza të mitura.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›