Benzema: "Më pëlqen liga spanjolle"
Sulmuesi i Lyonit, Karim Benzema, edhe një herë e ka zbuluar dëshirën e tij të luajë për Real Madridin duke thënë se është tifoz i mbretërve që nga fëmijëria."Gjithmonë kam thënë se dua të luaj për Madridin. Do të ishte një realizim i ëndrrës nëse do të luaja atje. Është një ekip i shkëlqyeshëm dhe gjithmonë kam thënë se do të luaja atje sepse jam tifoz atij ekipi që nga fëmijëria", ka thënë Benzema në një intervistë të fundit."Po ashtu më pëlqen Liga e Spanjës. E përcjelli rregullisht, atje kanë luajtur Zidane dhe Beckham. Ka shumë ekipe të mira dhe loja në Spanjë është atraktive", ka shtuar sulmuesi francez.