E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torino, Xhemaili i bën hyzmetin Serisë A

Nuk flet akoma mirë italisht, por Blerim Xhemaili, di të demonstrojë sesa vlen në fushë. Synimi i shqiptarit nga Maqedonia, që ka në xhep pasaportë zvicerane, është ai i qëndrimit në kampionatin italian.

Kartoni i tij është ende te Bolton, por ai dëshiron t’i qëndrojë besnik Torinos. E ka thënë këtë në fund të ndeshjes kundër Napolit, të fituar nga të tijtë me një gol të Biankit, por që erdhi pas një inkursioni triumfues në krah i shqiptaro-maqedonasit.

Xhemaili nuk ka frikë nga askush, luan hapur, përballë të gjithëve, duke demonstruar se, në moshën 22-vjeçare, ka një personalitet impresionues, edhe pse nuk ka luajtur kurrë në nivelet e larta, por po tregon se mund ta bëjë atë.

Megjithatë, e ardhmja e Xhemajlit është në duart e presidentit Kairo dhe e trajnerit Novelino. Këtë e ka bërë të ditur vetë lojtari. Por është e sigurt që torinezët nuk do të privohen lehtë nga lojtarë si ai, prandaj pritet që presidenti të ndërhyjë për t’i ofruar atij një kontratë”.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›