Lyon interesohet për Gilardinon
Kampioni i Francës, Olympique Lyon, raportohet se është duke u interesuar për shërbimet e sulmuesit italian të Fiorentinës, Alberto Gilardino.Lyoni është i interesuar të sjellë në radhët e veta një sulmues të ri, pasi është duke u përgatitur të humbë sulmuesin brazilian Fred.Interesimin për Gilardinon e ka shprehur edhe vetë presidenti i klubi francez, Jean-Michel Aulas."Por, nuk mendoj se Fiorentina do ta lejojë atë të largohet", ka thënë Aulas.