Jurgen Klinsman, pranë largimit nga Bajerni
Drejtuesit e Bajernit të Mynihut kanë vendosur të largojnë Jurgen Klinsman në fund të sezonit. Megjithatë, gazeta "Bild" theksonte se një barazim apo humbje në ndeshjen me Ajntrahtin e Frankfurtit do të sillte shkarkimin e menjëhershëm të trajnerit. Pozitat e Klinsit u lëkundën pas humbjes 4-0 me Barçën dhe krerët e klubit shpresojnë të paktën që ai ta drejtojë ekipin drejt titullit kampion në Bundesligë.