Braun GP, skuadra që u ble për 1 sterlinë
Ros Braun ndërtoi skuadrën që po dominon Botërorin 2009 në Formula 1, duke investuar vetëm 1 sterlinë. Në fakt, sipas gazetës "Yomiuri Shimbun", kjo është shifra për të cilën Honda ka ndërruar pronar, duke u shndërruar në Braun GP. Në fillim të marsit, kur palët firmosën kontratën, detajet financiare nuk u publikuan, por prodhuesi japonez deklaroi se ekipi mbeti në dorën e një njeriu të besueshëm.