Energji është e pastër, marrëveshja nuk është e pastër
Jam dakord me ata që thonë që, energjia e turbinave me erë, është energji e pastër. Problemi është vetëm se ç'do përfitojmë ne si shqiptarë nga ky plan Berlusco-Berishian. Kjo nuk na thuhet çuditërisht nga një qeveri që, ashtu si të mëparshmet, janë mësuar të mos ua shpjegojnë “gjërat e vështira” plebejve që qeverisin. Sepse kështu na mendojnë, si plebej, përderisa na trajtojnë si të tillë
Gjithashtu, këto lloj ndërtimesh mund të bëhen pa shumë dëmtime të mjedisit (pasi zënë pak tokë dhe s'ndotin). Ndotje pamore është, më e shumta që mund të thuash, dhe në vende turistike të prishin pamjen, ama unë kam më shumë problem me pamjen e ndërtesave dhe të plehrave në Shqipëri, se sa pamjen e turbinave.