E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një shembull i marrjes përripër nga ana morale të problemit

Vdekja e atij djaloshit në Greqi, më tepër duhet thënë se ishte aksidentale. Sa për atë, nëse policia ka faj, nuk duhet politizuar shumë. Në Amerikë, p.sh., të vret polici për më pak gjë. Polici është një simbol i shtetit dhe nuk duhet cenuar në asnjë mënyrë, sido që të kenë qenë rrethanat.

Shkatërrimet që vijuan më pas, duke shfrytëzuar vdekjen e atij djaloshit, janë aspak të justifikuara. Nuk mund të shkatërrosh një qytet se diku u vra dikush. Për këtë çështje shteti ka ligje dhe nëse aprovohet fajësia e dikujt, atëherë duhet të dënohet, sipas ligjeve të shtetit në fjalë. Anarshitë nëpër rrugë nuk zgjidhin gjë, po më tepër i acarojnë ato.

Këtu kemi dhe përfitime të ndokujt, apo ndonjë organizate që nuk lë shkak pa shfrytëzuar. Ne kemi shembullin tonë më të mirë që, Sali Efendi Prapambetja, u mundua ta shfrytëzojë vrasjen e Azem Hajdarit për grusht shteti. Për këtë veprim Saliu nuk po gjykohet akoma. Ai, pa pikën e turpit, në rast feste kombëtare, shkon në shtëpinë e Azemit.

Sa për ato mendime që, Greqia ka kulture demokratike, nuk mund ta shohim tek ata që marrin pjesë, apo mbështetin këto shkatërrime. Një veprim shembullor, nga i cili, këta "politikanët" tanë duhet të marrin mësim, është kërkesa për dorëheqje e ministrit të Brendshëm dhe pse ajo nuk u pranua nga Kryeministri. Ky është një shembull i marrjes përripër nga ana morale e problemit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›