E Shtunë, 31 Tetor 2026

Energjia, 2009 pa kufizime

Blerina Hoxha

Ky vit pritet te jete pa kufizime te energjise, te pakten sipas deklaratave te zyrtareve te KESH. Drejtori i Pergjithshem i Koorporates Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Gjergj Bojaxhi, u shpreh i sigurt dje se, "ne 2009, konsumatoret shqiptare do te kene energji elektrike pa nderprerje, gjate 24 oreve". Duke vene ne dukje faktin se situata hidrike paraqitet e mire, Bojaxhi tha se kete vit po perdoret nje koncept i ri, per optimizimin e furnizimit me energji. Sipas tij, ky koncept ka te beje me optimizimin dhe maksimizimin e kaskades, qe do te thote perdorimi i rezervave tona hidrike ne oraret e pikut dhe importin e energjise gjate nates. "Ne kohen kur eshte piku i konsumit te energjise ne perdorim rezervat tona, pasi cmimet ne bursa ne kete kohe jane mjaft te larta, ndersa gjate nates, ne bejme furnizimin me energji nepermjet importit. Ne kete kohe edhe cmimet jane me te uleta", deklaroi Bojaxhi. Ne kete menyre, shpjegon ai, KESH mund te dale me bilanc zero ne fund te vitit, por situata financiare ne kete rast do te ishte me e mire sesa ne rastin e importit te energjise gjate kohes se pikut, kur cmimet jane edhe me te larta. Persa i perket cmimeve te energjise elektrike, ne nje kohe kur e gjithe bota po perballet me nje krize financiare, Bojaxhi u shpreh se "cmimet ne tregjet boterore realisht jane ulur me 25-30 %". Kjo, sipas tij, lidhet me faktin se edhe kriza ka efektet e saj, pasi po perballemi me nje renie te ekonomive te shume prej vendeve te zhvilluara. "Renia e cmimeve ne tregjet nderkombetare vjen edhe per shkak te nje situate hidrike me te mire si pasoje e rritjes se nivelit te reshjeve", shtoi kreu i KESH-it. Me ardhjen ne krye te KESH-it te drejtorit te ri, Gjergj Bojaxhi, Koorporata nisi nje aksion te gjere ne te gjithe vendin, i cili synoi nderprerjen e lidhjeve e paligjshme. Familje te shumta kane paguar ne dore faturat e prapambetura nisur nga presioni i Policise Elektrike dhe punonjesve te KESH. Ne Tirane numerohen rreth 22 mije familje dhe 3 mije biznese, te cilat nuk kane sahate per matjen e energjise. Njekohesisht ka edhe shume familje te tjera, te cilat nuk paguajne energjine, pavaresisht se kane sahate. Kjo situate ka ndikuar edhe ne financat e KESH-it, te cilat kane pesuar tronditje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›