E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, ndertuesit te ulin cmimet

Ne pergjigje te kerkesave te Shoqates se Ndertuesve nje dite me pare, se sektori eshte ne krize dhe do mbeshtetjen e qeverise, Ministria e Transportit ka reaguar dje, duke u shprehur se sektori i ndertimit eshte mbeshtetur mjaftueshem nga qeveria. Burimet zyrtare te MTTP-se lajmeruan se per te ndihmuar sektorin e ndertimit, qeveria aktuale shfuqizoi marreveshjet e trasheguara nga qeverite e meparshme dhe hoqi aplikimin e TVSH-se per shitjet, por qeveria e fton sektorin e ndertimit, qe te heqe dore nga cmimet stratosferike te shitjes dhe te aplikoje cmime me nje norme fitimi te arsyeshme. Gjithashtu ne kuader te ndihmes per sektorin e ndertimit, qeveria po pergatit kuadrin administrativ per mbulimin 100% te interesave te kredive per 6000 apartamente, 3200 te destinuara per familjet qe banojne ne apartamentet e ish-pronareve dhe pjesa tjeter per familjet qe kane statusin e te pastrehuarit, si dhe po aplikon programin e banesave sociale me qira per 1.100 apartamente, program qe eshte ne vazhdim. Zyrtaret e qeverise njoftojne se, nje ndihme e konsiderueshme dhene per sektorin e ndertimit, eshte rritja me se paku me 8 here krahasuar me qeverite e meparshme, e financimeve per punet publike ne infrastrukture. Jo vetem kaq, por rritja e pragut per tenderet nderkombetar qe eshte nje ndihmese e madhe per sektorin e ndertimit sikurse dhe vleresim i kapaciteteve te ketij sektori per te kryer pune. "Te gjitha keto masa te permendura me lart, jane mjaft favorizuese per sektorin e ndertimit, por edhe nje here ftohen ndertuesit, jo ata te infrastruktures por ata te apartamenteve, qe te rishikojne cmimet e tyre te shitjes, te cilat duhet te jene me te arsyeshme per te qene me afer mundesive te qytetareve", njoftojne burimet zyrtare. Nje dite me pare Shoqata e Ndertuesve kerkoi ne menyre zyrtare, lehtesimin ne procedurat fiskale e sidomos ne uljen e TVSH-se. Drejtori i Shoqates se Ndertuesve, Maksi Muci tha se nje numer i madh firmash ndertimi vitin qe shkoi, nuk kane kryer asnje leke xhiro, nderkohe qe numri i apartamenteve te pa shituara eshte mbi 4 mije.

B.H.

Lehtesirat per ndertuesit

1) Per te ndihmuar sektorin e ndertimit, qeveria aktuale shfuqizoi marreveshjet e trasheguara dhe hoqi aplikimin e TVSH-se per shitjet

2) Gjithmone ne kuader te ndihmes per sektorin e ndertimit qeveria po pergatit kuadrin administrativ per mbulimin 100% te interesave te kredive per 6000 apartamente, 3200 te destinuara per familjet qe banojne ne apartamentet e ish pronareve dhe pjesa tjeter per familjet qe kane statusin e te pastrehut si dhe po aplikon programin e banesave sociale me qira per 1.100 apartamente, program qe eshte ne vazhdim.

3) Nje ndihme e konsiderueshme dhene per sektorin e ndertimit, eshte rritja me se paku me 8 here krahasuar me qeverite e meparshme, e financimeve per punet publike ne infrastrukture.

4) Firmat e ndertimit tashme kane mundesi te marrin pjese ne tenderet nderkombetare.

Drejtori i Pergjithshem i KESH, Gjergj Bojaxhi, garanton se kete vit nuk do te kete kufizime dritash


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›