Eurot e privatizimeve, forcojne vleren e lekut
Rreth 280 milione euro te ardhura nga privatizimet qe pritet te perdoren kete vit dhe rreth 250 milione euro te tjera qe qeveria i ka marre hua ne tregun nderkombetare, pritet te sherbejne per forcimin e vlerave te monedhes vendase, lekut, i cili kohet e fundit eshte nencmuar kundrejt euros dhe dollarit. Monedhat kryesore te huaja ne tregun e kembimit dollari dhe euro, vazhdojne te jene ne kuota te larta ne shkembimet valutore ndaj lekut, duke qendruar ne pozite te qendrueshme edhe gjate javes se fundit. Nga 87,7 leke qe blihej ne fillim te vitit dhe 88,2 leke qe shitej, dollari amerikan ne fundjave eshte blere me 102,6 leke dhe eshte shitur me 103,1 leke. Kuota qe mban aktualisht dollari ne shkembimet valutore ndaj lekut, eshte nder me te lartat e ketij viti. Vitin e kaluar dollari arriti kuoten me te larte ne kembimin me lekun ne muajin nentor, kur blihej me 97,6 leke. E njejta gje mund te thuhet edhe per monedhen evropiane euro, qe vazhdon te jete ne kuota te qendrueshme ne kembimet me lekun.
Viti 2009, 25% e aksioneve te Albtelekom dalin ne shitje
Qeveria ka planifikuar te shese gjate ketij viti aksionet e shtetit ne Albtelekom. Ne ndermarrjen e telefonise fikse, qe u shit nje vit me pare, shteti ka ne pronesi 25 per qind te aksioneve. Sipas ligjit ne fuqi ortaku shteteror njofton Ministrine apo institucionin qendror a vendor, nga i cili ka pasur varesine ndermarrja shteterore, ne castin e nenshkrimit te kontrates per krijimin e shoqerise me kapital te perbashket, si dhe shoqerine, per miratimin e privatizimit te pjeses shteterore te kapitalit. Me pas, ortaku shteteror therret asamblene e ortakeve per marrjen nga ortaku jo shteteror, miratimin e privatizimit te kuotave te zoteruara nga shteti, si dhe propozon e zgjedh ekspertet perkates, te cilet miratohen ne ansamble, per vleresimin e shoqerise per efekt te shitjes se pjeses shteterore. Pikerisht, momenti i caktimit te eksperteve per vleresimin e aksioneve konsiderohet fillimi i procesit te privatizimit te pjeseve te kapitalit te zoteruara nga shteti. Si pasoje, vlera me e larte e dhene ne ankand per blerjen e pjeseve te kapitalit te zoteruara nga shteti, i ofrohet fillimisht ortakut ose ortakeve jo shteterore, te percaktuar ne aktet e themelimit te shoqerise. Nese ortakut ose ortakeve, te cileve iu eshte bere oferta me vleren me te larte te ankandit, brenda nje afati prej jo me shume se 10 ditesh nga dita e njoftimit, shpreh gatishmerine per blerjen e pjeseve te kapitalit me kete vlere, shpallet fitues. Albtelekom zoterohet nga kompania turke Calik Enerji Telekomunikasyon Hizmetleri A.S.("CETEL") .