E Shtunë, 31 Tetor 2026

Somali, një turmë vret me gurë "babain e paligjshëm"

Fondamentalistët islamikë në Somali kanë ekzekutuar në mënyrë makabre një 33-vjeçar vendas. Abas Hussein Abdirahman, i cili është identiteti i viktimës, është qëlluar me gurë nga një turmë prej 300 njerëzish, pasi u zbulua se ai ishte përgjegjës për shtatzaninë e paligjshme të të dashurës së tij.
Ekzekutimi është kryer publikisht. Kur rrebeshi i gurëve ka vërshuar drejt trupit të "babait të paligjshëm", aty ka pasur të pranishëm edhe shumë fëmijë të vegjël të cilët kanë qenë dëshmitarë të këtij dënimi të llahtarshëm.
Por pas lindjes së fëmijë i njëjti fat e pret edhe të dashurën e tij, e cila do të ketë të njëjtin dënim si i dashuri i saj.
Nëna e re somaleze do të vritet me gurë nga një turmë njerëzish. Në Somali, një shtet me shumicë absolute islamike, për akte të tilla, siç janë shtatzania para martese, përdhunimet ose homoseksualiteti, dënimet janë shumë të ashpra. Ngjarja e hidhur ka ndodhur në qytetin portual të Merkas. Presidenti i vendit e ka dënuar ashpërsisht aktin e kryer.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›