E Diel, 1 Nëntor 2026

Energjia bërthamore, gati kuadri ligjor

05/04/2010 Prifti: Nuk ka projekt të afërt, por po punojmë për të qenë në gatishmëri

Qytetarët do të kompensohen për pagesat e tepërta për energjinë elektrike

Shqipëria po përgatit bazën ligjore për shfrytëzimin e energjisë bërthamore dhe ka oferta për projekte konkrete, por ndërtimi i një centrali bërthamor në vend do të bëhet i mundur vetëm kur të jetë siguria e duhur për këtë projekt. Qëndrimi i Qeverisë është bërë i ditur nga ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti në një konferencë për shtyp, ku ka theksuar se për momentin nuk ka asnjë projekt të afërt për ndërtimin e centralit bërthamor. “Ne po punojmë që Shqipëria të jetë e gatshme për prodhimin e energjisë bërthamore. Kemi krijuar agjencinë atomike, e cila do të merret me kuadrin ligjor të energjisë bërthamore. Nuk mendoj se realiteti i një centrali bërthamor në Shqipëri është i afërt”, ka thënë Prifti. Prifti theksoi se energjia është fusha më vitale e investimeve dhe sQqeveria po bën përpjekje për energjinë bërthamore. Ai u shpreh se aktualisht institucionet janë në fazën e përshtatjes se legjislacionit, por kërkesat nga investitorët e huaj nuk kanë munguar. “Kërkesa nga investitorët për energji bërthamore vijnë çdo ditë. Në momentin që ne do të jemi gati, do të fillojmë t’i lejojmë ata për të bërë investime”, u shpreh Prifti. Gjithashtu, një pjesë të rëndësishme në fjalën e ministrit zuri edhe sqarimi për mbifaturimin e energjisë elektrike që u bë gjatë muajit dhjetor nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes. Prifti konfirmoi dhe një herë faktin e abuzimeve të ndodhura me faturat e Korporatës Elektroenergjetike gjatë muajit dhjetor, por ka theksuar se nuk ka qenë abuzim i qëllimshëm. Ai u është referuar dhe problemeve të ndodhura më parë, duke e cilësuar këtë si një mungesë koordinimi të institucioneve përgjegjëse për faturimin e energjisë. “Ka pasur mbifaturim në muajin dhjetor, por çdo gjë do të kompensohet”, është shprehur gjatë konferencës për mediat ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti. Ai është ndalur dhe në procesin e koncesioneve, duke theksuar se “deri tani janë dhënë 114 koncesione”. Prifti theksoi se energjia është fusha më vitale e investimeve dhe se Qeveria po bën përpjekje për energjinë bërthamore. Ai u shpreh se aktualisht institucionet janë në fazën e përshtatjes se legjislacionit, por kërkesat nga investitorët e huaj nuk kanë munguar. “Kërkesa nga investitorët për energji bërthamore vijnë çdo ditë. Në momentin që ne do të jemi gati, do të fillojmë t’i lejojmë ata për të bërë investime”, u shpreh Prifti. Nga ana tjetër, ministri theksoi se energjia është fusha më vitale e investimeve dhe seQqeveria po bën përpjekje për energjinë bërthamore. Ai u shpreh se aktualisht institucionet janë në fazën e përshtatjes së legjislacionit, por kërkesat nga investitorët e huaj nuk kanë munguar.

Licencimi

Një ndër sektorët që po shihet me interes nga investitorët, shqiptarë e të huaj, është ai i energjisë elektrike. Interesi i tyre në rritje nxiti Qeverinë të krijonte një sportel të posaçëm për dhënin e licencave për të shfrytëzuar burimet alternative të prodhimit të energjisë. Qendra e Aplikimeve Energjetike është vendosur të përfshihet brenda Qendrës Kombëtare të Licencimeve. Brenda QKL-së do të krijohet një drejtori e re, e cila do të merret vetëm me aplikimet energjetike, me të gjitha lejet dhe licencat që biznesi shqiptar apo i huaj, të gjithë investitorët, duhet të marrin në procesin e zbatimit të një koncesioni në fushën e energjetikës. Ndërkohë sqaroi se procedura minimale e koncesionit mbetet e njëjtë, pranë ministrisë bëhet gara për koncesion, lidhet kontrata dhe Qendra Kombëtare e Licencimit me drejtorinë e re që krijohet, menjëherë pas dhënies së lejes koncesionare futet në funksion.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›