Energjia, cmimi do rritet serish
Pavaresisht deklaratave se privatizimi i Operatorit te Sistemit te Shperndarjes se energjise nuk do te ndikoje ne rritjen e cmimit te energjise elektrike, duket se do te ndodhe krejt e kunderta. Nje nder kerkesat kryesore te kompanive qe kane kaluara fazen parakualifikuese per privatizimin e OSSH-se, ka qene pikerisht rritja e cmimit te energjise per te justifikuar investimet. Por nga ana tjeter qeveria e ka gati skemen, qe do te mbroje shtresat e varfra dhe ato ne nevoje nga kjo rritje.
Rritja
Me mbylljen e procesit te privatizimit te OSSH-se ne shtator, Ministria e Ekonomise dhe Enti Rregullator i Energjise do te nisin bisedimet me kompanine fituese per cmimin e ri te energjise qe do te aplikohet per konsumatoret shqiptare. Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Genc Ruli, gjate takimit qe zhvilloi dje me kater kompanite qe kane kaluar fazen parakualifikuese, deklaroi se "ne lidhje me mundesine e rritjes se tarifave, investitori do te dije qeveria e ka ne vetvete parashikuar mundesine e mbrojtjes se kategorive me ne nevoje dhe me te varfra te konsumatoreve". Ne kuader te ketij procesi, pra rritjes se tarifave te energjise, si dhe privatizimit te OSSH-se, Ruli vuri theksin ne faktin se ndihma dhe asistenca e qeverise do te jete strategjike, pasi qeveria ka interes te shohe nje sistem energjetik sa me eficent dhe per kete arsye do t'i ofroje investitorit gjithcka per te realizuar kete eficence. Nderkohe, per te siguruar konsumatoret mbrojtjen ne rast te rritjes se cmimit te energjise, ministri theksoi se "eshte bere e qarte se qeveria do te vazhdoje politikat e ndermarra ne mbrojtje te kategorive me te varfra dhe me ne nevoje te konsumatoreve, praktike e cila po aplikohet prej me se dy vjetesh dhe do te vazhdoje te aplikohet edhe ne te ardhmen".
Procesi
Qeveria shqiptare eshte e interesuar ne planin strategjik te investimeve qe do te beje kompania qe do te fitoje tenderin per blerjen e Operatorit te Sistemit te Shperndarjes se Energjise Elektrike. Pikerisht nje nder synimet kryesore te ketij privatizimi eshte eliminimi i humbjeve te energjise elektrike, si dhe furnizimi pa nderprerje i konsumatore. Per kete arsye ministri Genc Ruli theksoi se ne planin paraprak te ministrise, ana teknike merr nje rendesi te madhe dhe qeveria eshte koshiente qe ky eshte nje nder privatizimet strategjike me komplekse. "Rendesia e aspekteve teknike lidhet me faktin se cili do te jete investitori i zgjedhur dhe sa do te angazhohet ai me nje plan konkret investimesh ambicioze, ne menyre qe ne krye te nje periudhe trevjecare ne te kemi nje sistem te shperndarjes te modernizuar", theksoi Ruli. Tashme mbetet per t'u pare se si do te vijoje ky proces per te thene se sa do te jete rritja e cmimeve te energjise dhe permiresimi i sherbimit te konsumatoret.