E Diel, 1 Nëntor 2026

FMN mbeshtet privatizimit, por te shtrenjtohet produkti

FMN i kerkon qeverise qe te reduktoje humbjet ne rrjet dhe te rrise arketimet e energjise. Kjo, pasi privatizimi i sistemit te shperndarjes nuk do te kete efekte te menjehershme. Investimet ne sektorin e energjise minimalisht kerkojne nje kohe 3-vjecare. Mbi te gjitha FMN i kerkon qeverise qe te garantoje investitorin se cmimi i energjise duhet te rishikohet cdo vit. "Ne vleresojme se privatizimi i ketij sektori eshte rruga e duhur per te ecur perpara, pasi, pavaresisht perpjekjeve, planet afatshkurta te qeverise nuk mund te japin efektet e duhura", deklaroi dje shefja e Misionit te FMN-se ne Tirane, Anne Marie Westin. Megjithate, vetem privatizimi, pa garantuar nje politike te re cmimesh, nuk mund te jape rezultatet e parashikuara. Pikerisht per kete arsye, ajo deklaroi se "qeveria duhet t'iu garantoje investitoreve, rritjen cdo vit te cmimit te energjise elektrike. Madje e mira do te ishte qe rritja e cmimit te energjise te niste qe nga janari i vitit te ardhshem". Kjo eshte e disata here qe FMN-ja kerkon rritjen e cmimeve te energjise elektrike. Madje misioni i ardhur ne muajin maj per negociatat me qeveri e kerkoi me ngulm nje hap te tille. Pikerisht nje nder takimet kryesore te ketij misioni ishte ai me kreun e Entit Rregullator te Energjise, Bujar Nepravishta, ku ne qender te diskutimeve ishte rritja e ketij cmimi. Por kjo kerkese nuk u pranua prej Nepravishtes, i cili deklaroi nuk ka asnje motiv per rritjen e cmimeve te energjise elektrike, te pakten per kete vit. Cmimet e reja te energjise elektrike per vitin 2008 jane miratuar ne muajin shkurt te ketij viti dhe rritja me e madhe ishte shenuar per konsumatoret familjare. Keshtu, duke filluar nga marsi i ketij viti, nje familje qe konsumon mbi 300 kwh energji elektrike e paguan ate me nje cmim qe arrin ne 12 leke/kwh. Me miratimin e ketyre tarifave, ERE vuri ne zbatim aplikimin e cmimeve te ndryshme per 2 kategori konsumatoresh familjare. Sipas ketij vendimi, familjaret qe konsumojne nga 1 deri ne 300 kwh energji elektrike e paguajne ate me cmim jo te rritur, pra 7 leke per kwh. Nga ana tjeter, ata qe konsumojne mbi kete tavan e paguajne 1 kwh me cmimin 12 leke. Nderkohe mendohet qe pas bisedimeve me kompanine fituese te ketij tenderi, ne muajin janar mund te aplikohen tarifat e reja te energjise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›