FMN: Shqiperia rritje reale ekonomike
"Rritja ekonomike prej 6% eshte shume e larte, sidomos kur flitet per nje vend ne Evrope"
Shefja e misionit te FMN-se per Shqiperine, Ann Margaret Westin vlereson rritjen ekonomike prej 6%, qe ka ndodhur ne ekonomine tone pergjate ketij vitit. Ne nje interviste, perfaqesuesja e FMN-se e vlereson kete rritje si reale, duke shtuar se Shqiperia ka mundesi edhe per nje rritje me te madhe. Ann Margaret Westin vlereson edhe buxhetin suplementar te miratuar pak dite me pare. Po keshtu, ajo thekson ulja e nivelit ne 10% te tatim-fitimit per korporaten ka sjelle shume me teper kompani ne sektorin formal te ekonomise.
Ministri i Financave ka thene qe tre muajt e pare te ketij viti, rritja ekonomike do te jete dyshifrore. Cili eshte komenti juaj?
Fondi Monetar Nderkombetar ka bere vleresimin per rritjen e GDP. Deri me tani ne kemi ruajtur nje rritje ekonomike me 6% per vitin 2008 dhe nuk ka tregues te tjere qe ta ndryshojne kete shifer. Nese shohim ate qe ka publikuar INSTAT-i deri tani, ata kane te dhena deri ne vitin 2006. Ne qofte se shohim ate qe kemi sot, ka tregues te tjere qe mund te na ndihmojne te kuptojme se cfare po ndodh me ekonomine. Ne mund te analizojme indeksin e shitjet dhe importin e makinerive qe tregojne nivelin e investimeve, por keto jane te dhena te pjesshme dhe nuk mbulojne te gjithe ekonomine. Sidomos, sa i perket te dhenave per importin, te cilat nuk jane te shperndara per te gjithe vitin. Per kete arsye eshte shume e veshtire te behen parashikime duke u bazuar vetem ne keto tregues.
Duke iu referuar ketyre te dhenave, cili eshte vleresimi juaj per kete rritje prej 6%?
Vleresimet me te fundit ne i kemi bere ne muajin maj, kur ka qene dhe misioni i FMN-se ne Shqiperi. Ky mision vjen ketu dy here ne vit dhe shikon funksionimin e te gjithe ekonomise, dhe vleresimet atehere kane qene per nje nivel rritje ekonomike prej 6%. Nga te dhenat qe kemi marre nuk na kane bere qe te ndryshojme parashikimet per rritjen ekonomike. Neser do t'i referojme Bordit tone Ekzekutiv nje rritje prej 6%. Ne tetor-nentor, misioni i FMN-se do te vije serish per te rishikuar te gjithe ecurine ekonomike dhe ndoshta atehere mund te kete nje parashikim.
Dua te shtoj se rritja ekonomike prej 6% eshte shume e larte, sidomos ne Evrope, ku ka shume ekonomi qe nuk duhet te mbajne nje rritje ekonomike prej 6%. Flitet per nje rritje ne ritme reale sepse po t'i shtojme inflacionin prej 4%, atehere rritja nominale eshte 10%. Rritja ekonomike potenciale ne Shqiperi mund te jete dhe me shume se 6%, megjithese 6 eshte shume, por mund te jene dhe 7%, nese vazhdohet me reformat dhe permiresohet klima e biznesit. Atehere mund te kete nje rritje dhe me te larte se kaq.
Sa i perket buxhetit qe sapo kaloi ne Kuvend. Cili eshte komenti juaj per kete buxhet?
Ne prej gjashte muajsh kemi diskutuar me qeverine per buxhetin dhe ajo qe kemi rene dakord eshte ulja e nivelit te deficitit ne 5.2% te GDP-se nga deficiti prej 7.9% per qind qe ishte miratuar ne vjeshten e kaluar. Rendesia per kete sepse ne nje ambient me presione inflacioniste qe vine kryesisht te importuara nga jashte, per shkak te cmimeve me te larta te ushqimeve dhe te karburantit, dhe ju nuk deshironi te shtoni nje impuls fiskal per te rritur me tej presionin ndaj inflacionit. Nje tjeter element ka qene, qe ne kemi rene dakord, per te ruajtur nivelin e fondit te pagave ne menyre qe te mos rritet ky fond per te shkaktuar nje tjeter impuls ndaj inflacionit. Brenda ketij fondi qe eshte ne dispozicion per pagat me shume vemendje duhet t'u kushtohet atyre me te ardhura me te uleta qe jane dhe me te prekurit nga rritja e cmimeve dhe e karburantit. Domethene duhet me shume vemendje per te varfrit. Dhe sikurse kemi rene dakord rritja me e larte e pagave eshte bere por ata qe kane paga me te uleta dhe per sektoret prioritare si shendetesia dhe arsimi. Ndersa pjesa me e madhe e administrates ka marre nje rritje page qe shkon kryesisht per kompensimin e inflacionit.
Nje tjeter element i buxhetit suplementar eshte qe pasqyron performancen shume te mire te ardhurave, qe vjen jo vetem si rezultat i permiresimeve ne administrimin e tatimeve por dhe si rezultat i politikave te reja tatimore. Per shembull e ashtuquajtura takse e sheshte ne nivelin 10%, ne nivelin 10 per qind per tatimin mbi fitimin per korporaten, tatimin per te ardhurat personale. Une besoj se ulja e nivelit ne 10% te tatim fitimit per korporaten ka sjelle shume me teper kompani ne sektorin formal te ekonomise.