"Aeroporti pasyre e zhvillimeve ne vend"
Zgjerimi i terminalit te pasagjereve do te dyfishoje kapacitetin e pasagjereve ne 1.5 milion
Kryeministri Berisha mori dje pjese ne ceremonine e nisjes se fazes se dyte te zgjerimit dhe modernizimit te Aeroportit Nderkombetar "Nene Tereza", ne Rinas. Me kete rast ai hapi edhe brazden e pare qe shenoi fillimin e punimeve per zgjerimin e terminalit te pasagjereve. Gjate fjales se tij me kete rast, kreu i qeverise e konsideroi fillimin e punimeve per zgjerimin dhe dyfishimin e kapacitetit te aeroportit nje dite te shenuar dhe te rendesishme jo vetem per aeroportin, por per mbare vendin, deshmi e perpjekjeve te Shqiperise per t'u rritur dhe zhvilluar. Ne kete kuader kryeministri Berisha deklaroi se ndertimi i nje aeroporti modern ishte edhe nje rrjedhoje e politikave miqesore qe qeveria po ndermerrte ndaj biznesit.
" Aeroporti funksionon sot ne nje regjim te ri fiskal dhe ne menyre te shpejte eshte rritur numri i pasagjereve. Shqiperia eshte bere me terheqese dhe e besueshme per qytetaret e vendeve te tjera", deklaroi Berisha ne fjalen e tij. Sipas Berishes, nje aeroport i ri i permasave europiane eshte shume i rendesishem ne momentin kur Shqiperia eshte bere terheqese per shume investitore te vendeve te tjera dhe se ajo po e ecni e sigurt ne rrugen e integrimit ne NATO dhe ne Bashkimin Europian.
" Shqiperia po punon per zbatimin e Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Europian, ka marre ftesen per anetaresim ne NATO dhe eshte firmosur Protokolli i anetaresimit ne kete organizate. Te gjitha keto jane sinjalet me pozitive qe vendi im u dergon investitoreve nga vendet e tjera. Por edhe prania e ketij aeroporti, eshte nje sinjal shume pozitiv per ta", deklaroi Berisha ne fjalen e tij. Nga ana tjeter kreu i qeverise pergezoi edhe kompanine gjermane e cila kishte perfunduar me sukes edhe fazen e pare te zgjerimit dhe modernizimit te aeroportit Nene Tereza.
" Ne jemi shume krenare dhe shume te kenaqur me partnere si ju. Per cdo udhetar aeroporti ishte hyrja e re e Shqiperise dhe se bashku me rrugen dhe ndryshime te tjera i ben vendit nje paraqitje shume te mire dhe te merituar," ju drejtua Berisha perfaqesuesve te firmes gjermane. Ne kete kuader kryeministri Berisha garantoi se qeveria eshte shume e vendosur te beje cdo perpjekje qe Shqiperia te shnderrohet ne vendin me terheqes per investitoret e huaj. "Cdo hap qe bejme drejt liberalizimit, eshte hap drejt lirise. Cdo hap qe bejme drejt privatizimit, eshte serish hap drejt iniciatives se lire dhe te lirise se individit. Qeveria ime eshte e vendosur te procedoje me shpejtesi dhe vendosmeri ne keto dy drejtime. Ndaj shpresoj qe ju me fillimin e ketyre punimeve do te filloni te projektoni stadin C te aeroportit te Rinasit", theksoi Berisha ne fjalen e tij. Zgjerimi i planifikuar i terminalit te pasagjereve do te dyfishoje kapacitetin e pasagjereve ne 1.5 milion pasagjere ne vitin 2009 dhe do te investohen 20 milion euro. Te pranishem ne ceremoni ishin anetare te qeverise, ambasadori i Republikes Federale te Gjermanise Bernd Borchardt dhe ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Shqiperi Johnn Eithers II, si dhe perfaqesues te komunitetit te biznesit.
Fatjona Mejdini