Berisha sot vizite ne Shijak
Kryeministri Berisha do te zhvilloj diten e sotme ne Shijak nje vizite ne kuader te disa inaugurimeve te rendesishme ne kete zone. Keshtu ne kete vizite Berisha do te bej edhe inaugurimin e rruges Shijak-Koxhase-Borake-Sukth-Superstrade. Pika e inagurimit do te behet ne fshatin Koxhase ne drejtimin Koxhase-Shijak. Me pas kreu i qeverise do te zhvilloj edhe nje vizite ne Shkollen 9 vjecare fshati Xhafzotaj. Po keshtu Berisha do te bej edhe inaugurimin e disa rrugeve dytesore ne fshatin Rreth. Nga ana tjeter kreu i qeverise do te bej edhe inaugurimin e punimve per ndertimin e shkolles 9-vjecare Pjeze. Prej disa muajsh kreu i qeverise ka zhvilluar vizita te ndryshme ne qytete dhe fshatra ne vend, ku edhe ka inaguaruar rruge, shkolla dhe vepra te tjra publike. Sot ne Shijak Berisha do te jete i shoqeruar edhe nga ministri i Puneve Publike, Sokol Olldashi dhe perfaqesues te Partise Demokratike ne kete zone.