Energjia, debate në Kuvend. PS: Gjendje e mjerë
TIRANE- Sistemi energjetik ne vend ka qene ne qender te fjales se deputeteve te PS-se ne seancen e sotme ne Kuvendin e Shqiperise.
Sikunder porositi ne mbledhjen e grupit, kreu i PS-se, Edi Rama, per perqendrimin e vemendjes ne kete ceshtje, sot opozita ka vene ne qender te akuzave qeverine per keqmenaxhimin qe i eshte bere ketij sistemi dhe barren qe detyrohet te paguajne familjet shqiptare.
Ne fjalen e saj nenkryetarja e Komisionit te Ekonomise, Mimi Kodheli, duke folur per projektin e sigurisë së digave, vleresoi si shume te rendesishem projektin dhe investimet për sigurinë e digave në HEC-et kryesore në kaskadën e Drinit.
Sipas saj, “sistemi energjetik po degjeneron përditë”. “Pavarësisht këtyre investimeve, ndërsa qeveria ka shpenzuar shumë para në investime për digat nga përmbytjet, qytetarët e dëmtuar ende nuk i ka paguar”.
Ne sistemin energjetik u ndal edhe deputeti Erjon Brace, i cili theksoi se KESH është i zhytur në borxhe dhe keto po i vuajne ne kurriz konsumatoret shqiptare, me faturat e fryra qe detyrohen te paguajne.
Në seancën e sotme në Kuvend, deputeti i PS-së, Erion Braçe, u shpreh se kompanitë e sigurimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike janë futur në një labirint borxhesh, të cilat rëndojnë në mënyrë abuzive në xhepat e konsumatorëve përmes rritjes së çmimit.
Niveli aktual i kredive të zhvillimit të marra nga KESH-i është 208.8 milionë euro. Sikur të ishte vetëm kaq borxhi i KESH-it do të ishte mall, sepse një tjetër tabelë tregon borxhin e tij ndaj bankave të nivelit të dytë. Në janar 2012, shifrat tregojnë se KESH kishte borxh 140.1 milionë euro të tjera. Borxhet principale arrijnë mbi 450 milionë euro”- tha ai.
Sipas Braces, situate e mjere eshte edhe ne CEZ, ku borxhet mbarten mbi kurrizin e çdo shqiptari, duke rritur çmimin në mënyrë abuzive.