E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas letrës së biznesit, shtyhet miratimi i ligjit

Mbledhja e djeshme e Komisionit të Ekonomisë

Malaj, Financave: Jeni arrogantë, ligji krijon kosto shtesë për biznesmenët.

Deputetët, debat për nenet e parapagimit të akcizës.

Komisioni i Ekonomisë ka shtyrë për të hënën diskutimin e ligjit për akcizat. Shkak është bërë letra e hapur e bizneseve të prodhimit të birrës në vend, ku kërkohej rishikimi i të paktën dy neneve. Pikërisht kjo letër u bë shkak për një debat të gjatë dhe të ashpër mes deputetëve dhe zv.ministrit të Financave. Kërkesa e biznesmenëve për rishikimin e neneve që kanë të bëjnë me parapagimin dhe garantimin e akcizës përpara se produkti të dalë në treg, është mbështetur nga deputetë të të dy krahëve. Në fund, përballë një debati të ashpër, kreu i Komisionit, Edmond Spaho, ka kërkuar shtyrjen për të hënën e diskutimeve të këtyre neneve kyçe të marrëdhënieve të biznesit me qeverinë dhe Financat.
Debati për parapagimin
Kryetari Spaho kërkoi nga përfaqësuesi i Ministrisë së Financave, zëvendësministri Alfred Rushaj, qëndrimin e këtij institucioni pas letrës së biznesit. Nga industria e birrës kam një shqetësim për dy çështje që kanë të bëjnë me: momentin e pagesës së akcizës. Pra kërkesa është që momenti të jetë kur prodhimi del nga fabrika dhe e dyta, që garancia të mos jetë 100 për qind e vlerës së lëndëve të para për prodhimin e birrës, alkoolit apo verës, u shpreh Spaho. Përkundër kësaj kërkese të biznesit, nga ana e Ministrisë së Financave është këmbëngulur që qëndrimi i saj është ai i paraqitur në projektligj dhe se gjatë konsultimeve biznesit i janë marrë parasysh një pjesë e mirë e propozimeve, duke mos lënë kështu vend për diskutime.
Opozita ka qenë ajo që ka mbajtur qysh në fillim një qëndrim kundër lidhur me konceptin e garancisë. Deputetët e PS-së në Komision janë shprehur kundër kësaj praktike, duke vlerësuar se kjo do të rrisë kostot e biznesit në mënyrë të ndjeshme. Deputeti Arben Malaj solli në vëmendje faktin që sa herë administrata kërkon të lehtësojë punën e saj, e detyron biznesin që të pajiset me teknologjinë e fundit, siç ishte rasti i pajisjeve fiskale, por jo në çdo rast shteti mund të marrë një qëndrim të tillë abuzues. Zënia e një pozicioni arrogant apo abuziv të qeverisë në mbledhje të detyrimeve në raport me biznesin, siç del edhe nga vrojtimi që i bëhet Shqipërisë, vetëm kosto i ka sjellë ekonomisë. Unë sinqerisht i gjej me vend të dyja shqetësimet që janë shprehur nga biznesi. Ne e kemi detyruar atë që të paguajë për pajisje teknologjike në mënyrë që ti përshtatet sistemit për transmetimin e të dhënave tek administrata, pra ne gjithmonë i kemi vënë administratës tatimore një pozicion abuzues që asaj ti lehtësohet puna, pastaj biznesit le ti rritet kostoja. Të njëjtën gjë keni bërë me industrinë e birrës. Në rast se fusim teknologji të reja për të ndjekur hap pas hapi detyrimin fiskal, uleni nivelin e garancive dhe shihni një skemë më të mirë të arkëtimeve, u shpreh Malaj.
Maxhoranca
Qëndrimi i maxhorancës në vetvete nuk ka qenë dhe aq i unifikuar dje në Komision gjatë diskutimit të projektligjit Për akcizat. Deputeti Gjokë Uldedaj u shpreh se nga ana e Ministrisë së Financave duhet të përcaktohet qartë se si do të jetë forma e garancisë dhe masa e saj në mënyrë që edhe biznesi të jetë më i qetë. Do të ketë forma të tjera garancie përveçse atyre bankare, dhe doja të dija se cilat janë këto forma, sepse nëse bëhet fjalë për garanci bankare, për situatën që është sot në marrëdhënien mes biznesit dhe bankave, është e vërtetë që garancitë bankare kanë procedurë të njëjtë si kreditë. Kjo mund të krijojë probleme të situatës prodhuese, tha Uldedaj. Edhe deputeti tjetër i Parisë Demokratike, Florion Mima, ka pranuar se lidhur me pjesën që lidhet me garancinë, palët duhet të ulen dhe të bisedojnë për alternativën më të mirë, dhe kjo të pasqyrohet te aktet nënligjore.

Debati në Komisionin e Ekonomisë
Edmond Spaho:
Nga industria e birrës kam një shqetësim për dy çështje që kanë të bëjnë me: momentin e pagesës së akcizës, pra kërkesa është që  momenti të jetë kur prodhimi del nga fabrika, dhe e dyta, që garancia të mos jetë 100 për qind e vlerës së lëndëve të para për prodhimin e birrës, alkoolit apo verës. Do desha të dija për këto çështje, jeni konsultuar me biznesin paraprakisht?
Alfred Rushaj: Pozicioni ynë është ai i qeverisë shqiptare, i paraqitur në draft. Pyetjes që ju bëni, a jemi konsultuar me biznesin? Po, jemi konsultuar me dhomat përkatëse të biznesit, me çdo biznes që preket nga ligji i akcizës. Dua të them prodhuesit e mëdhenj dhe me industrinë e birrës. Kjo e fundit ka pasur jo vetëm këto dy vërejtje, por dhe shumë të tjera. Unë nuk dua të bëj përqindjen, por dua të them se një pjesë jashtëzakonisht e madhe e komenteve të tyre janë marrë në konsideratë dhe janë pasqyruar. Këto dy komente që ju thatë për garancinë dhe akcizën janë ato që ka ligji. Pas konsultimit që kemi bërë me Drejtorinë e Doganës dhe ekspertët, rezulton që qëndrimi që është i shprehur në ligj është ai që në fakt është një praktikë ndërkombëtare edhe në BE.
Ilir Bejtja: Mund ti referoheni të paktën ndonjë dokumenti nga direktivat ose nga rastet që keni parë nga BE, se cili nga këto vende e ka këtë formë garancie në mënyrë të shkruar, sepse kam kërkuar mbrëmë gjithë natën dhe nuk kam gjetur asnjë variant të BE-së që ta ketë në këtë formë.
Mimi Kodheli: Në vazhdim të shqetësimit të ngritur nga përfaqësuesit e industrisë së birrës, por jo vetëm, gjithmonë duke folur për 100 për qind të garancisë, a mendoni ju se kjo gjë që kërkohet nga ana e projektligjit shton më tepër kostot e këtyre subjekteve për dy momente? E para, për shkak të kohës që duhet harxhuar midis biznesit dhe bankës, dhe e dyta, për shkak të ngurtësimit të aseteve që duhet të garantojnë këtë proces për të cilin po flasim, sepse ky është një shqetësim që është ngritur nga biznesi. A mendoni ju se këto kosto rriten?
Alfred Rushaj: Nuk është që i gjithë prodhimi i një viti të garantohet në një ditë të vetme. Do të shihet cikli i prodhimit dhe aq do jetë vlera mbi të cilën do të përllogaritet garancia. Nuk gjykoj që biznesi do të angazhojë shumë humbje kohe me bankat, përkundrazi, shpjeguam që garancia është diçka rutinë që si banka, si biznesi, tashmë nuk besoj se do të humbin kohë për të arritur një marrëveshje.
Arben Malaj: Është mirë që ne diskutojmë një letër të komunitetit të biznesit, sepse thelbi kryesor që kemi debat sot është si të lehtësohet të bërit biznes. Nëse pastaj vështirësohen kushtet për biznesin, të gjitha kostot i vijnë ekonomisë dhe buxhetit. Ne ramë dakord që garancia është kosto në biznes, nuk është diçka që banka e jep apriori. Në parimet e mbikëqyrjes së sistemit bankar ajo është pjesë e elementeve të kredisë dhe biznesi e di shumë mirë që dokumentacioni për të marrë një garanci është njësoj si të marrësh një kredi. Zënia e një pozicioni arrogant apo abuziv të qeverisë në mbledhje të detyrimeve në raport me biznesin, siç del edhe nga vrojtimi që i bëhet Shqipërisë, vetëm kosto i ka sjellë ekonomisë. Unë sinqerisht i gjej me vend të dyja shqetësimet që janë shprehur nga biznesi. Nëse ju e mendoni se garancia do të jetë më e vogël dhe të jetë fleksibël, do duhet që të kemi një impakt pozitiv në uljen e kostove të biznesit. Në rast të kundërt, në një mënyrë ose tjetër, siç e kemi parë edhe në rastin e rritjes së akcizave apo elemente të tjera fiskale, atë që kemi marrë nga rritja e akcizave e kemi humbur nga ulja e prodhimit. Kështu, në një mënyrë ose në një tjetër, të dy

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›