E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana dhe Prishtina aktivitete të përbashkët për 100 vjetorin e Pavarësisë

12-04-2012 / Gazeta 55

Kryebashkiaku Basha takon ambasadorin e ri të Kosovës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës z. Lulzim Basha zhvilloi dje një takim me ambasadorin e Republikës së Kosovës në vendin tonë, z. Sylejman Selimi. Në këtë takim, Basha dhe Selimi diskutuan për nevojën dhe domosdoshmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit mes Tiranës dhe Prishtinës, në fushën e artit, kulturës, sportit e në mënyrë të veçantë atë ekonomike. Një plan konkret bashkëpunimi, siç është rënë dakord edhe në takimin që Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha zhvilloi me homologun e tij nga Prishtina Isa Mustafa do të konkretizohet me një marrëveshje të detajuar, e cila do të firmoset gjatë vizitës që zoti Basha do të zhvillojë së shpejti në Prishtinë.
Zoti Basha dhe zoti Selimi kanë biseduar edhe për një sërë aktivitetesh të përbashkëta, në kuadër dhe të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Z. Basha e siguroi ambasadorin Selimi për mbështetjen e plotë të tij personale dhe të Bashkisë së Tiranës, në përmbushje të misionit të tij.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›