E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu: Reforma zgjedhore të mbyllet brenda muajit prill

12-04-2012 / Gazeta 55

Ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu i ka mbyllur dje rrugën tentativës së opozitës për të zgjatur bisedimet për reformën zgjedhore, derisa Edi Rama të zgjidhë kontradiktat me ish-aleatët e tij. Pas takimit me kryetarin e PS, ai ka inkurajuar përfundimin në kohë të reformës zgjedhore, duke kujtuar se s’ka asnjë pengesë objektive për shtyrjen e mëtejshme të këtij afati

Aleksandër Arvizu, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë u shpreh kritik ndaj mazhorancës dhe opozitës lidhur me diskutimet e reformës zgjedhore. Sipas Arvizu, ka përparime të ndjeshme, por ndryshimet në Kod duhet të marrin zgjidhje në kohë dhe afati është fundi i muajit prill. “Ka disa përparime në këtë drejtim, por ka disa gjëra nuk po bëhen siç duhet, dhe të dyja palët duhet të punojnë më shumë. Jam i bindur se reforma zgjedhore do të përmbyllet brenda afateve, pasi fundi i prillit është afati i fundit që palët të binin dakord për finalizimin e saj sipas standardeve”- u shpreh Arvizu, pas takimit me kreun e PS-së. Ishte vetë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të ai i cili bëri me dije lidhur me bisedën e këtij takimi, ku sipas tij në takimin gati një orësh me Ramën është diskutuar për axhendën e reformave, duke këshilluar që ato të ecin me ritmin e duhur, si dhe të përfundojnë në afat. Ambasadori amerikan në Tiranë iu referua dhe debatit të fundit PD-PS për çështjen e mandatit të deputetit socialist, ku theksoi se të dyja palët gjejnë një zgjidhje sipas ligjit. “Jam i vetëdijshëm për çështjen e mandatit, por duhet të bisedoj me më shumë njerëz për implikimet dhe për të kuptuar më mirë se çfarë thotë ligji. Them se duhet t`i kthehemi ligjit e kuptoj që kreu i bashkisë së Fushë Krujës është i dyti në listë, e kuptoj që ai ka shprehur gatishmërinë për të mos dhënë dorëheqjen nga posti, por nuk kam një ide të qartë, shpresoj të jetë në përputhje me ligjin. Këto hapësira nuk janë të mira, të dy palët duhet të gjejnë një zgjidhje për t`i mbushur ato sipas ligjit”- tha ai.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›