E Shtunë, 31 Tetor 2026

Energjia, debate ne komisionin e veprimtarisë prodhuese

Projektligji për disa ndryshime në “Për sektorin e Energjisë Elektrike, të ndryshuar” ka shkaktuar debate mes deputetëve të djathtë dhe të majtë në komisionin e veprimtarisë prodhuese.
 

Deputetët e majtë në komision kanë kërkuar që në lidhje me ndryshimet në ligj të dëgjohen edhe grupet e interesit ndërsa deputetët e mazhorancës kanë theksuar se kërkesa e grupeve të interesit është e vonuar.
 

“Qeverinë dhe Kuvendin i ka mbuluar nga mediokriteti. Ato nuk japin hapërira për grupet e interesit dhe shoqërinë civile” kanë theksuar deputetët socialistë.
 

Ndërsa mazhoranca e ka konsideruar kërkesën e grupeve të interesit si politike ndërsa kanë shtuar se kjo tashmë është një çështje e mbyllur dhe nuk mund të hapet sërish.
 

“Kërkesa nuk është bërë nga grupet e interesit por nga politika. Nuk mund t`i kthehemi çështjeve të mbyllura” kanë theksuar deputetët demokratë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›