Paço: Fitorja më 2013-n, PS-së i duhet Nano dhe Meta
21/11/2011 Anëtarja e Asamblesë Kombëtare shpreh arsyet për zbutjen e toneve me lidershipin e PS
Anëtarja e Asamblesë Kombëtare e PS-së Natasha Paço gjatë një interviste për “Metropol” sqaron arsyet që sollën sërish përfshirjen e saj në forumet drejtuese të partisë. Ky ndryshim i qëndrimit të lidershipit socialist ndaj disa figurave që kanë kontribuar prej vitesh në PS në vlerësimin e ish-prefektes së Durrësit Natasha Paço erdhi pas ndërgjegjësimit për domosdoshmërinë e këtyre vlerave brenda radhëve të partisë. Ndërkohë fjalën e saj ish-zëvendësministrja e PS-së i mëshoi me forcë faktit se ka ardhur koha që PS-ja të synojë bashkimin, si e vetmja mënyrë për të riardhur në pushtet. “Kur Edi Rama i thërret çdo ndërgjegjeje njerëzore që i dhimbset Shqipëria të vijnë e të kontribojnë në PS e nesër për qeverisje sa më të mirë për popullin, si mendoni ju, nuk e ka dhe për Fatos Nanon? Rishikimi i të gjitha marrëdhënieve me njerëzit dhe për njerëzit për fitoren e PS-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, rritja e optimizmit dhe besimit të popullit te kjo forcë politike është një mision i vështirë, por jo i pamundur”, - vlerësoi ajo. Gjithashtu Paço dha opinionin e saj lidhur me bashkëpunimin mes PS-së dhe LSI-së. “Duhet të bashkëpunojmë me të gjithë ata faktorë që janë për integrimin e vendit, qofshin ata brenda ose jashtë PS-së. Ne duhet t’i maksimizojmë sa më shumë forcat me njerëzit brenda partisë, individë jashtë partisë apo dhe me parti që punojnë për këtë qëllim. Në këtë kontekst e shikoj edhe bashkëpunimin Rama-Meta, e për më tepër PS-LSI”, theksoi Paço.
- Zonja Paço, jeni zgjedhur anëtare e Asamblesë së re Kombëtare, rikthim ky që përkon dhe më një riafrim tuajin në parti. Zgjodhët që të distancoheshit nga PS-ja për shkak të linjës së ndjekur nga lidershipi socialist, por shohim tani një rikthim tuajin. Çfarë mendoni se ka ndryshuar?
- Është e vërtetë, pas katër vjetësh unë jam zgjedhur sërish anëtare e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, por desha të bëj një sqarim të vogël’ të termave të përdorur nga ana juaj. Unë nuk jam rikthyer, nuk jam riafruar, sepse nuk kam qenë e distancuar nga Partia Socialiste. Që nga viti 1992 së bashku me një grup aktiv të FRESH-it vendosëm të anëtarësoheshim në PS për të kontribuar në këtë parti brenda saj. Dhe gjatë këtyre 20 vjetve nuk jam larguar asnjëhëre, as në vitet më të egra të opozitës, por as pas 2007-s, kur na kapi “fshesa” e kongresit për arsye që tashmë dihen. Gjatë këtij katërvjeçari të mungesës në forumin më të lartë unë kam qenë anëtare e asamblesë së Durrësit, anëtare e këshillit bashkiak të Durrësit, ku vazhdoj edhe në këtë mandat të dytë dhe me një kontribut në dy fushatat elektorale për zgjedhjet e pushtetit vendor në Durrës. Me këtë rast me lejo të falënderoj delegatët e kongresit si dhe drejtuesit e partisë, që më dhanë mundësinë të kontribuoj me dinjitet për fitoren e PS-së. Ju thoni çfarë ka ndryshuar? Asgjë tek unë. Jam po ajo militantja që punon me njerëzit si përherë, jam po ajo që i them gjërat troç, siç i ndiej për të mirën e PS-së, pa u merakosur në i pëlqen njërit apo tjetrit. Vazhdoj t’i them në forumet e partisë ku militoj, në medie, por dhe në ambiente socialistësh të thjeshtë apo intelektualësh që janë të interesuar për PS-në, ku shpeshherë debatojmë për këtë qëllim. Jo heshtja, por debatet dhe gjërat e thëna hapur për çështjet që e mundojnë këtë parti i shërbejnë forcimit të PS-së. Atëherë, çfarë ka ndryshuar? Unë them se ka ndryshuar perceptimi për punët dhe njerëzit që punojnë realisht për PS-në. Nuk mjafton vetëm të jesh i r në PS, nuk mjafton të të sjellë kryetari apo dikush tjetër nga jashtë PS-së në majat e saj dhe të mos e justifikosh këtë privilegj, por të vegjetosh dhe të mos përfillësh as PS-në, as socialistët e thjeshtë, e jo më elektoratin. Ka ndryshuar këndvështrimi, dhe uroj të jetë kështu, për njerëzit me kontribute të vazhdueshme, duke i vlerësuar ata tani e në vazhdim. Ka ndryshuar mbyllja e veshëve dhe mosdëgjimi nga lidershipi i burimit të thashethemnajave të njerëzve meskinë e mediokër, të cilat jo pak herë i kanë përgojuar, pse jo dhe dëmtuar këto vlera të vërteta të PS-së, thjesht dhe vetëm për interesa të pista personale, që e kanë gërryer partinë. Personalisht hyj tek ata njerëz që vazhdojnë kontributin me pasion e dashuri, duke mos harruar fjalën e popullit se “e drejta vonon, por nuk harron”.
- Në listën e të rikthyerve bashkë me ju përfshihen dhe një sërë emra të tjerë, duke synuar, siç u deklarua nga drejtuesit e PS-së, bashkimin e të majtëve. Në vlerësimin tuaj, a është e mjaftueshme kjo?
- Po, është e vërtetë. Jam gëzuar që në listë kishte dhe emra shokësh dhe shoqesh me kontribute reale dhe permanente në PS. Sigurisht që do të isha akoma dhe më e gëzuar nëse në këtë listë do të ishin dhe disa shokë apo shoqe të tjera, me po aq kontribute sa dhe unë. A mjafton kjo? Sigurisht që nuk mjafton. E rëndësishme është fryma që do të sillte një bashkim real i socialistëve.
- Cila do të ishte ajo frymë që do të bënte të mundur një bashkim real të socialistëve?
- Kjo frymë duhet të jetë ajo e bashkëpunimit, e miqësisë, solidaritetit dhe kohezionit në PS. Dhe këtë frymë duhet ta përçojë në radhë të parë lidershipi, udhëheqja e PS-së, duhet të jetë ajo e para që të shtrijë dorën e bashkëpunimit, solidaritetit me të gjithë ato vlera që kanë dhënë e japin kontribute për partinë e shoqërinë, qofshin anëtarë apo jo të Asamblesë. Duke u krijuar kjo frymë, ky fenomen do të ndikojë pozitivisht jo vetëm në forcimin e radhëve tona kontribuese, por dhe te socialistët e thjeshtë e më tej te shoqëria shqiptare, e cila do ta shikojë këtë frymë si një dritë shprese për forcën politike që pretendon për qeverisje, jo si një arenë gladiatorësh, që eliminojnë njëri-tjetrin, por si një forcë politike serioze, të pjekur, të përgjegjshme për qeverisjen e nesërme, të katandisur si mos më keq nga keqqeverisja paraardhëse. Zgjimi i këtij besimi te populli duhet të jetë kryefjala e punës së gjithsecilit nga ne.
- Në gjykimin tuaj, duke u nisur nga vizioni i ri që ka shpalosur lidershipi socialist, mund të shkojmë drejt një finaleje të tillë?
- Të shtunën kryetari i PS-së pati një takim joformal me anëtarët e Asamblesë Kombëtare të zgjedhur nga kongresi. Në fjalën e tij, por dhe të shumë anëtarëve të Asamblesë, unë ndjeva një vizion të ri për punën e partisë, të strukturave të saj, sidomos të forumeve drejtuese të saj, të përgjegjësive konkrete që duhet të ketë çdo anëtar i Asamblesë, qoftë ky anëtar kryesie, deputet apo anëtar i thjeshtë. Unë këtë e shoh si një përgjegjshmëri dhe një rikthim të forcimit strukturor të PS-së.
- Programi i ardhshëm politik i PS-së, përfshirë zgjedhjet brenda saj, konsiston në forcimin e strukturave të partisë, me qëllim parapërgatitjen për sfidën elektorale të radhës. Sa e efektshme do të ishte vetëm ky bashkim, që u realizua me zgjedhjet në forumet drejtuese, dhe forcimi i strukturave të partisë për një rezultat pozitiv në zgjedhjet e ardhshme parlamentare?
- Sa herë që ne kemi pasur rezultate pozitive në zgjedhje parlamentare, vendore apo referendume, thembra e Akilit ka qenë pikërisht forcimi i strukturave të partisë, bashkimi i të gjitha kontributeve, organizimi perfekt i fushatave me drejtues që e realizojnë këtë, me kohezion e solidaritet midis radhëve. Me sa duket, këtë e ka kuptuar tani më së miri lidershipi i PS-së. Por nuk mjafton kaq. Për t’u realizuar kjo, kontributi duhet të jetë real, i matshëm për çdo anëtar kryesie, çdo deputet, anëtar të Asamblesë e deri çdo anëtar që militon në radhët e partisë, për të përçuar në çdo skaj të Shqipërisë programin e ardhshëm për të qeverisur vendin. Sigurisht, vlerësimi real i këtyre kontributeve do të jetë një tjetër faktor vendimtar në fitoren e këtyre zgjedhjeve.
- Mendoni se arritja e një rezultat të tillë kërkon domosdoshmërisht një bashkëpunim mes kreut të LSI-së Ilir Meta dhe atij të PS-së Edi Rama?
- Në programin politik të PS-së që në krijimin e saj, por edhe në kongresin e fundit, flitet për hapjen e vazhdueshme të PS-së, bashkëpunim me të gjithë ata që kontribuojnë dhe që duan të kontribuojnë në këtë parti dhe për këtë parti. Ne duhet të bashkëpunojmë me të gjitha ato faktorë që janë për integrimin e vendit, qofshin ato brenda ose jashtë PS-së. Ne duhet t’i maksimizojmë sa më shumë forcat me njerëzit brenda partisë, individë jashtë partisë apo dhe me parti që punojnë për këtë qëllim. Në këtë kontekst e shikoj edhe bashkëpunimin Rama-Meta, e për më tepër PS-LSI. Çdokush duhet t’i thërrasë ndërgjegjes së tij për një mision historik: nxjerrjen e vendit nga ky kolaps ku po zhytet çdo ditë Shqipëria. Nesër mund të jetë shumë vonë...
- Në funksion të kësaj fitoreje nuk do të ishte e nevojshme dhe një rishikim i marrëdhënieve mes kreut aktual të PS-së dhe paraardhësit të tij Fatos Nano?
- Asgjë nuk është e thënë një herë e përgjithmonë. PS-ja ka nevojë për kontribute e vlera të reja apo të vjetra qofshin. Kur Edi Rama i thërret çdo ndërgjegjeje njerëzore që i dhimbset Shqipëria të vijnë e të kontribuojnë në PS e nesër për qeverisje sa më të mirë për popullin, si mendoni ju, nuk e ka dhe për Fatos Nanon? Rishikimi i të gjitha marrëdhënieve me njerëzit dhe për njerëzit, për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, rritja e optimizmit dhe besimit të popullit te kjo forcë politike është një mision i vështirë, por jo i pamundur. Le të punojmë të gjithë për realizimin e këtij misioni.