E Diel, 1 Nëntor 2026

Tryeza zgjedhore partite e vogla Duam korrektim kombetar dhe votim elektronik

Meta Nuk duhet te cenohet barazia e votes te eliminohen marifetet e sistemit spanjoll Milo Reforme zgjedhore teresore dhe gjitheperfshirese pjese e sistemit edhe listat e hapura

Partite e vogla pjese e koalicioneve te djathta dhe te majta u mblodhen dje ne nje tryeze te perbashket ne kuader te reformes se ardhshme zgjedhore duke dale ne perfundim me nje qendrim te njejte e njekohesisht duke u shpallur nje sere kerkesash ndaj dy forcave kryesore PD-se dhe PS-se. Me ane te nje deklarate te perbashket kreret e dhjete partive te vogla nder to ai i LSI-se Ilir Meta i PDIU-se Shpetim Idrizi i PR-se Fatmir Mediu i PDS-se Paskal Milo dhe ai i PSD-se Skender Gjinushi u kerkuan dy forcave kryesore qe te marrin parasysh propozimet e tyre per ndryshime ne reformen zgjedhore e cila pritet te nise ditet ne vijim pas arritjes se marreveshjes se nje jave me pare mes mazhorances dhe opozites per ngritjen e komisionit per kete reforme. Nje nder kerkesat kryesore te partive te vogla e artikuluar shpesh kohet e fundit ishte ajo per ndryshimin e sistemit aktual duke perfshire ne te korrektimin kombetar. Po ashtu pjese kryesore e listes se kerkesave te ketyre partive pjese e koalicioneve te majta dhe te djathta ishte edhe votimi elektronik e propozimi per perfshirjen ne sistemin elektoral te listave ta hapura.

Takimi

Kreret e dhjete partive politike te mbledhur dje ne nje tryeze te perbashket u kerkuan dy partive te medha PD dhe PS qe te marrin parasysh kerkesat e tyre per ndryshimet ne reformen zgjedhore. Kryetari i LSI-se Ilir Meta pjese e tryezes se partive te vogla nenvizoi ne fjalen e tij nevojen e nje reforme elektorale gjitheperfshirese dhe transparente ne mbeshtetje te rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it. Nder te tjera Meta u shpreh kunder listave te mbyllura qe sipas tij demtojne parlamentarizmin dhe kerkoi per kete te gjendej nje zgjidhje. Me kete drejtim ne besojme se ka shume hapesire per te eliminuar te gjitha ato marifetet e te ashtuquajturit sistem spanjoll i cili cenon barazine e votes kur kete e garanton vete Kushtetuta e Republikes se Shqiperise - tha ai. Ndersa kreu i PDS-se Paskal Milo pas perfundimit te takimit ne emer te partive te vogla theksoi per mediat se ne tryeze u diskutuan gjeresisht jo vetem per parametrat qe duhet te udheheqin procesin e reformes zgjedhore por edhe per detajet. Partite politike ne kete takim te mbledhura per ceshtjet e reformes zgjedhore shprehin gatishmerine per te kontribuar ne realizimin e nje reforme teresore dhe te zbatueshme per zgjedhjet. Vleresimi yne eshte se sistemi aktual eshte zbatuar formalisht dhe cenon barazine e votes mes qarqeve dhe mes koalicioneve. Kete e reflekton me se miri zgjedhjet lokale ku partite tona moren 230 mije vota te cilat jane perkthyer vetem ne 7 mandate - theksoi Milo. Nga ana tjeter kreu i PDS-se pohoi se pjese e kerkesave te partive te vogla jane edhe ato per mundesimin e votimit elektronik si edhe te kthimit te listave nga te mbyllura ne te hapura. Nje tjeter kerkese kryesore e ketyre partive ishte edhe ajo qe perfshin pjesemarrjen e tyre ne administrimin e zgjedhjeve ne te gjitha nivelet e komisioneve zgjedhore per sa kohe qe keto komisione do te jene propozime te partive politike. Partite bien dakord te kerkojne edhe numerimin elektronik te votave lista te hapura. Partite do konsultohen ne vazhdimesi per ceshtje te tjera te reformes per te koordinuar qendrimet e metejshme. Partite rane dakord qe nga kjo tavoline te nise puna per nje tryeze tjeter ajo e eksperteve per te detajuar mendimet qe atje ku mundemi te perfaqesohemi dhe te flasim me nje ze te vetem - u shpreh Milo duke shtuar se keto kerkesa nuk paraqesin si domosdoshmeri ndryshimet kushtetuese. Deklarata e perbashket me propozime e partive te vogla pritet ti parashtrohet komisionit te posacem te reformes zgjedhore te ngritur nga Parlamenti pak dite me pare.

Mediu dhe Gjinushi

Ne takimin e djeshem mes 10 krereve te partive te vogla kreu i PSD-se Skender Gjinushi i pranishem ne tryeze deklaroi se sistemi zgjedhore duhet ndryshuar duke eliminuar sipas tij polarizimet artificiale. Vota duhet perkthyer drejt dhe qellimi i sotem i kesaj tavoline eshte pikerisht per te folur per cka eshte tema themelore per sistemin zgjedhor qe eshte nje element shume i rendesishem per te prishur polarizimet artificiale sepse tek ne sistemet kane qene demokratike si sistem po jane aplikuar ne menyre jodemokratike ne menyre deformuese qofte me Dushkun apo qofte me Spanjollin e shperfytyruar. Po ashtu edhe kreu i Partise Republikane Fatmir Mediu theksoi ne fjalen e tij Kjo tryeze eshte mbledhur me shqetesimin per te arritur nje funksionim normal te institucioneve shqiptare me nje perfaqesim te drejte bazuar me voten e qytetareve shqiptare.

Propozimet e tryezes se partive te vogla

Perfshirjen si pjese e domosdoshme te reformes zgjedhore permiresimin e sistemit zgjedhor permes futjes se korrektimit kombetar pa pragje eliminuese dhe deformuese dhe qe mundeson qe cdo parti brenda koalicioneve te marre mandatet qe i takojne sipas votave te fituara si dhe balancimit te zonave zgjedhore duke ulur numrin e tyre

Permiresimin e procesit te administrimit te zgjedhjeve permes strukturave jo politike ose gjitheperfshirese ashtu si edhe numerimin elektronik te votave dhe listat e hapura.

Tryeza e partive te vogla Brace U mblodhen tartabiqet e pushtetit

Mbledhja e tryezes se partive te vogla e cila ne perfundim te saj doli edhe me nje sere propozimesh ndaj dy forcave kryesore politike per reformen zgjedhore u vleresua dje nga nenkryetari i grupit kuvendor te Partise Socialiste Erion Brace me nota negative. Deputeti socialist pohoi ne rrjetin social Facebook se mbledhja e djeshme mes krereve te partive te vogla nuk ishte asgje me shume sipas tij vetem se nje mbledhje e tartabiqeve te pushtetit. U mblodhen sot me pompozitet tartabiqet e cdo lloj pushteti Thjesht e qarte duan te ruajne statusin qe kane - deklaroi Brace. Akuzat e nenkryetarit te grupit parlamentar socialist ndaj aleateve te partive sidomos ndaj atyre te PS-se nuk jane te parat pasi vetem pak kohe me pare ai i akuzoi ata si pazarxhinj dhe te shitur. Ky reagim erdhi pas rrjedhjes se votave te se majtes ne procesin e konstituimit te keshillave bashkiake ne nje sere qarqe ne vend. Perfundimisht ne nuk kemi aleate por pazarxhinj njeheresh dhe kryetare te partive aleate qe nuk kane me ndikim mbi njerezit e tyreNga Saranda ku nisi dy muaj me pare deri sot ne Vlore na kane shitur keshilltaret e PDK te PSD te PDS te PUK te PSV91 te PBDNJ Natyrisht si perhere edhe keshilltare socialiste Ky eshte sistemi ku ben qejf tradhtia Ky sistem duhet shembur - deklaroi Brace. Akuzat e deputetit te selise roze u shtuan edhe me reagimin e tij ndaj kritikave te aleateve ndaj kursit te ri te PS-se ku deklaroi se humbja e forces ku ai ben pjese ne zgjedhje ka ardhur vetem per shkak te aleateve te dobet. Diferenca midis nesh dhe PD-se ne si parti e pare politike ne vend dhe PD-ja si parti e dyte politike eshte ndryshimi me 20 mije vota. Ajo qe krijohet si problematike vjen nga votat e aleateve. Mendoj se prioritet i aleateve duhet te jete permiresimi dhe kthimi i partive te tyre ne konkurruese me qellim qe te mbledhin votat qe i kane pasur por qe per fat te keq nuk i kane me - pohoi pak kohe me pare nenkryetari i grupit parlamentar socialist Erion Brace.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›