LEskaj ne KLSH dhe opozita ne medyshje
21/11/2011 Kryeministri Berisha niset për tri ditë në Izrael, shtyhet mbledhja e grupit
Heshtja e mazhorancës për dekretin e Topit
Tri ditë pas dekretimit nga Presidenti i Republikës Bamir Topi i kandidaturës së Bujar Leskaj për kreun KLSH-së mazhoranca parlamentare ende nuk ka dhënë verdiktin e saj. Kjo heshtje është vënë re jo vetëm te mungesa e prononcimeve nga deputetë të djathtë në orët pas dekretimit nga kreu i shtetit, por edhe te shmangia e kryeministrit Berisha për t’iu përgjigjur drejtpërdrejtë interesit të medieve për këtë çështje apo së fundi dhe te prononcimi i kreut të kuvendorëve të PD-së Astrit Patozi. Ky i fundit në një interviste të gjatë mediatike nuk e ka prekur çështjen “Leskaj”. E kundërta ndodhi me kandidaturën e parë të propozuar nga numri një i shtetit, ish-deputetin Sali Shehu. Për emrin e tij deputeti i PD-së, ish-ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj deklaroi votën kundër të mazhorancës për këtë emër qysh mbrëmjen e ditës kur Presidenti Topi shpalli dekretin e propozimit. Heshtja e mazhorancës referuar këtyre praktikave të menjëhershme përkthehet si një mbështetje ndaj emrit të propozuar nga kryetari i shtetit. Nga ana tjetër, mungesa e entuziazmit për këtë emër të ri për zëvendësin e Robert Çekut lidhet edhe me dekretuesin Presidentin e Republikës, një emër jo fort mik tashmë për të djathtën në pushtet. Gjithashtu mungesa e konsultimit me parlamentin e kryetarit të shtetit, detyrim ky sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, si dhe ardhja nga një begkgraund politik, në një kohë kur synohet pavarësia e Kontrollit të Lartë të Shtetit, janë të vetmet rezerva për kandidaturën e ish-deputetit të PD-së. Gjithsesi, burime nga Kuvendi pohojnë për “Metropol” se pritet që të martën Komisioni parlamentar i Ekonomisë të zhvillojë seancë dëgjimore me ish-deputetin e PD-së Leskaj. Kjo mbledhje do të testojë qëndrimin e deputetëve të selisë blu përballë dekretit të Presidentit të Republikës, ndërkohë që qëndrimi përfundimtar do të “firmoset” në mbledhjen e radhës së grupit parlamentar. Për shkak të vizitës triditore në Izrael të kryeministrit Berisha, kjo mbledhje do të zhvillohet menjëherë pas kthimit të tij, gjatë ditës së mërkurë, ose të enjten para seancës parlamentare. Ndërsa kandidati i parë për postin e KLSH-së, Sali Shehu, kishte pengesa profesionale për të ushtruar rolin e kryekontrollorit, emri i ish-ministrit demokrat të Kulturës Bujar Leskaj nuk ka ndonjë pengesë profesionale, pasi ai ka doktoraturë në ekonomi. Bujar Leskaj njihet dhe për simpatinë që gëzon te kryeministri, por dhe brenda radhëve të deputetëve të mazhorancës. Ai duhet të marrë një shumicë të thjeshtë votash të anëtarëve në Kuvend në seancën më të afërt për të marrë vendin e kreut të KLSH-së.
Malaj përgënjeshtron Bazen për Leskajn
Deputeti i Partisë Socialiste Abern Malja ka përgënjeshtruar shkrimin e para dy ditëve nga Mero Baze në gazetën “Tema” rreth Bujar Leskajt. Në këtë shkrim, sipas deputetit socialist, ka shumë shpifje, ka shumë vrer. “Qeveria e Pajtimin Kombëtar ka qenë qeveri ku merrnin pjesë përfaqësues nga të gjitha partitë politike. Duhej shpëtuar Shqipëria nga kërcënimi i luftës civile, ndaj u quajt ‘Qeveria e Pajtimit Kombëtar’, dhe në të morën pjesë ministra, zëvendësministra dhe titullarë nga të gjitha partitë politike të vendit. Në atë kohë (mars–korrik 1997) në Ministrinë e Financave ishte zv.ministër i Financave Sherefedin Shehu, sot deputet i PD-së; drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve ka qenë Florion Mima, sot deputet i PD-së etj. Pas fitores së socialistëve në qeverinë e sapokrijuar më 29 korrik 1997 Bujar Leskaj nuk ka qenë më zëvendësdrejtor i Doganave. Siç vërtetohet edhe në CV-në e tij zyrtare, ai ka shërbyer si zëvendësdrejtor i Doganave nga prilli deri në gusht 1997”, - sqaron Malaj, duke nënvizuar se për këtë sqarim u detyrohet qytetarëve shqiptarë, e veçanërisht zgjedhësve të tij.