E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregtia me pakice, permiresohen shitjet ne fundin e 2009

Tregtia me pakice ne tremujorin e fundit te vitit 2009 ka shenuar nje permiresim ne krahasim me tremujorin e trete te vitit. Por ne baze vjetore tregtia ka shenuar renie si rezultat i renies se fuqise blerese si pasoje i efekteve te krizes ekonomike. Sipas INSTAT, indeksi i volumit te shitjeve ne tregtine me pakice ne tremujorin e katert eshte ulur 3 per qind, por krahasuar me tremujorin paraardhes indeksi i volumit te shitjeve ne tregtine me pakice eshte rritur 1.7 per qind. Keshtu, ne grupin "Artikuj te perzier kryesisht jo ushqimor ne njesi tregtare jo te specializuara" indeksi i volumit te shitjeve eshte ulur 4.2 per qind ne kete tremujor krahasuar me tremujorin paraardhes. Ne grupin "Tregtia dhe riparimi i automjeteve" indeksi i volumit te shitjeve eshte ulur 0.7 per qind krahasuar me te njejten periudhe te vitit paraardhes, krahasuar me tremujorin paraardhes ky indeks eshte rritur 5.1 per qind. Brenda grupit "Tregtia, mirembajtja dhe riparimi i automjeteve dhe motocikletave " ne grupin "Tregtia me pakice e karburanteve", indeksi i volumit te shitjeve per tremujorin e katert 2009 eshte rritur 6.4 per qind krahasuar me tremujorin paraardhes. Krahasuar me tremujorin e katert te vitit paraardhes indeksi i volumit te shitjeve ne grupin "Tregtia me pakice e karburanteve" eshte rritur 2.1 per qind. Ndersa indeksi i punesimit ne "Tregtine me pakice" ne tremujorin e katert te ketij viti arriti 168.5 per qind kundrejt vitit baze 2005.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›