E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, protesta te Eurofish, punonjëset konfrontohen me policinë

LEZHE- Punonjëset e stabilimentit të Eurofish në Lezhë kanë vazhduar sot sërish protestat për nënshkrimin e kontratave individuale dhe garantimin e rrogës minimale për cdo punëtor si dhe rikthimin e tre punëtoreve protestues në punë.

NEWS24 informon se sot në mëngjes protestuesit kanë vazhduar sot protestën para derës së stabilimentit, madje ka pasur konfrontime me policinë. Dy protestues janë dërguar në spital.

Punonjësit e Eurofish prej më shumë se 20 ditësh janë në protestë për plotësimin e kërkesave të tyre. Javën e kaluar, më 17 mars, 500 punonjëset e stabilimentit të Eurofish në Lezhë shtrinë protestën e tyre para Ministrisë së Bujqësisë ku kanë kërkuar nga Ministri Ruli që të ndërhyjë në plotësimin e kërkesave të tyre. Një përfaqësi e tyre u takua me ministrin Ruli, i cili u premtoi punëtoreve të kompanisë së përpunimit të peshkut se do të mbështesë kërkesat e tyre dhe do të negociojë me pronarin firmës për zgjidhjen e situatës.

Ata kërkojnë rritjen e pagës minimale në 19 mijë lekë në muaj, ndërkohë që Eurofish paguan me paga më të vogla nga 10 mijë deri në 15 mijë lekë. Lidhjen e kontratave individuale dhe kolektive të punës si dhe mos pezullimin nga puna të 470 punonjëseve të Eurofishit që vazhdojnë grevën.
(s.g/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›