Sllovenia mbeshtet integrimin e Shqiperise
.jpg)
Sllovenia rikonfimon mbështetjen ndaj Shqipërisë për statusin e vendit kandidat brenda këtij viti. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u takua me homologun e saj slloven Gregor Virant, i cili u shpreh optimist për integrimin e shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kryetarja e Kuvendit njohu Kryetarin e Parlamentit të Sllovenisë me angazhimin e Shqipërisë për të çuar përpara reformat e integrimit dhe për të bërë çdo gjë që vendi të meritojë statusin e vendit kandidat.
“Ne kemi parë përparimin e Shqipërisë në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian dhe vlerësojmë vendosmërinë e saj për të realizuar të gjitha kërkesat e Komisionit Evropian. Ne do t’iu mbështesim në rrugën tuaj drejt BE dhe e shohim me optimizëm këtë vit, si vitin ku Shqipëria do të marrë statusin kandidat.”
Krahas marrëdhënieve shumë të mira politike midis dy vendeve, dy personalitetet vlerësuan edhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik. Ata vlerësuan faktin se se Shqipëria, si një ndër të vetmet vende që nuk u prek nga recesioni është gjithashtu një vend që ofron potenciale dhe kushte të favorshme për investitorët e huaj.