Energjia elektrike, FMN-ja tërhiqet nga rritja e çmimit
Ndryshe nga herët e kaluara, FMN-ja ka dhënë sugjerime të tjera në drejtim të performancës financiare të KESH-it. Shefi i misionit, Bell, tha dje se, "nëse nuk keni ndërmend të rrisni tarifat e energjisë elektrike, atëherë tregoni kujdes për masën subvencionuese që i paraqitet KESH-it, pasi në disa raste rrezikon parametrat e buxhetit". Rritja e tarifave prej 20% në mars ndihmoi financat e kompanisë, po ashtu siç kanë ndihmuar edhe reshjet e mbara. Megjithatë, përfundimi i misionit të FMN-së, me ecurinë aktuale, humbja indirekte e financave publike do të shkojë në rreth 1.4% të PBB-së. "Kjo është më shumë se gjysma e shpenzimeve publike për shëndetësinë dhe thekson nevojën urgjente për masa korrigjuese", tha Bell.