Berisha, Rama, liria dhe Obama
I pamë përsëri në podium liderët tanë të mëdhenj, Berishën dhe Ramën, të stërbetohen për lirinë dhe Kushtetutën. Ishin në krah të ambasadorit amerikan Withers dhe sikur garonin për t‘i dëshmuar sesa shumë e admironin Presidentin e ri të SHBA, Barack Obama. Por ka një problem. Obama është ndër politikanët e rrallë të viteve të fundit që rrezaton natyrshëm një lidhje të brendshme, thuajse organike, me idealet e lirisë "që hedhin dritë mbi Botën". A e kanë edhe liderët tanë, që vrapojnë të demonstrojnë simpati për Obamën, atë dedikim ndaj lirisë që premton Obama? Mjafton të ballafaqosh qëndrimet e këtyre dy liderëve që sundojnë sot jetën politike në Shqipëri, me ato ideale që edhe ambasadori Withers i ritheksoi si themelet, bazat apo parimet e ndryshimit që pritet të sjellë Presidenca e Obamës, dhe përgjigjja është vetiu mohuese. Dhe këto ideale janë: 1) besnikëria ndaj Kushtetutës; 2) vendosmëria në luftën kundër korrupsionit dhe 3) përkushtimi i thellë ndaj sundimit të ligjit.
***
Është e hatashme të shohësh një politikan autokrat të vendosur si Sali Berisha, pikërisht atë që s‘ka lënë gur pa lëvizur nga themelet e institucioneve që mbajnë gjallë lirinë për t‘i përmbysur ato, të deklarohet "se është i angazhuar në një proces të ndërtimit të vlerave të lirisë dhe demokracisë". E megjithatë a nuk është ky zakoni i të gjithë autokratëve, që të betohen për lirinë ndërsa luftojnë ta mposhtin atë?
Por marrëdhëniet me lirinë nuk duket se i ka aq të sinqerta as lideri i partisë më të madhe të opozitës, Edi Rama. Veçanërisht në vitin që lamë pas, ai ka bërë disa "reforma" në pajtim me autokratin Berisha që në thelb, priren drejt çrrënjosjes së lirisë nga sistemi politik. Por le t‘i ballafaqojmë kalimthi të dy liderët, me ato ideale që përmendi ambasadori Withers. Besnikëri ndaj Kushtetutës? A mund të betohen për një besnikëri të tillë Berisha dhe Rama që, në një konsensus tiranik me njëri-tjetrin, reformuan thelbësisht Kushtetutën, duke cenuar rëndë atë parim që ushqen lirinë, parimin e ndarjes së pushteteve? A mund të besohen për dedikim ndaj lirisë këta dy politikanë që reformuan Kushtetutën, duke i dhënë pushtet të frikshëm Kryeministrit të sotëm (Berisha) dhe atij të nesërm (Rama ose Berisha a kushdo qoftë tjetër)? A mund të besohen për besnikëri ndaj Kushtetutës, që është vullneti i sovranit, këta dy liderë që "s‘patën kohë" të pyesin sovranin kur miratuan amendamentet (dhe këtë e përflasin si një parregullsi pa rëndësi) por që edhe nuk lanë dhe s‘po lënë gur pa lëvizur që të pengojnë një referendum të sovranit po për këto amendamente?
Mund të betohen sa të duan, por e gjitha është një hipokrizi ndaj lirisë. Dhe e gjithë kjo arrogancë liderësh s‘ka asgjë të përbashkët me përulësinë fisnike të Presidentit liridashës Obama para popullit të tij, përpara sovranit të tij. Dallimi është i madh. Liderë si Obama kanë për sovran popullin, atij dhe besnikërisë së tij ndaj parimeve të lirisë ia dedikojnë ata përparimin e Amerikës. Ndërsa liderë si Berisha e Rama mendojnë se ata dhe shumicat e tyre, mund të bëjnë pa sovranin, madje mund ta zëvendësojnë atë. Rasti i amendimit arrogant të Kushtetutës denoncon dhe do të vazhdojë të denoncojë tradhtimin e parimeve të lirisë me një elokuencë të pa konkurrueshme nga asnjë justifikim, nga asnjë demagogji.
***
Mos vallë këta dy liderë shquhen për vendosmëri për luftë ndaj korrupsionit? Kryeministri Berisha drejton sot një ndër qeverisjet më të korruptuara. Është një korrupsion aq ekstrem sa ka sjellë edhe katastrofa të përgjakshme si ajo e Gërdecit. Dhe të gjitha energjitë e këtij politikani, gjithë koha e mbetur e mandatit, parlamentar dhe qeverisës, por përdoret për të shantazhuar dhe obstruktuar sa të mundë prokurorinë dhe drejtësinë në hetimet e saj mbi megakorrupsionin berishist. Por ndërkohë çfarë bën Rama, ky lider i "politikës së re" që po zhgënjen në dedikimin ndaj lirisë? Si i përgjigjet Rama politikës së Berishës për të obstruktuar prokurorinë dhe drejtësinë në hetimet kundër korrupsionit të Kryeministrit dhe qeverisë së tij? Në konsensus me Berishën, miraton ca amendime të Kushtetutës që jo vetëm kërcënojnë pavarësinë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë por e bëjnë edhe kryeprokurorin (sikundër tha edhe Komisioni i Venecias) "më pak të pavarur" nga qeveria.
Por jo vetëm kaq. Konsekuent në qëndrimet e tij, aspak në favor të lirisë, Rama bashkëvotoi me Berishën (duke vënë mbi gjithçka interesa të ngushta pushteti) një ligj për prokurorinë që e ka cenuar edhe më tej pavarësinë e saj. Dhe të gjitha këto bëma të Ramës dhe Berishës, por jo vetëm këto, nuk janë në favor të lirisë dhe automatikisht as në favor të "sundimit të ligjit" që është edhe ideali i tretë (edhe ky i tradhtuar) i përmendur nga ambasadori Withers. Për autokratin Berisha është lehtësisht e shpjegueshme se përse ai është vendosmërisht kundër drejtësisë dhe lirisë. Ndërkaq Rama duhet të shpjegojë se përse i trembet lirisë së drejtësisë dhe drejtësisë së lirisë? Në mbyllje, duhet thënë se pa ligj nuk ka drejtësi dhe pa drejtësi nuk ka liri. Kjo është aksiomatike. Për 40 vjet nën diktaturën komuniste, shqiptarët provuan se nuk mund të ketë drejtësi pa liri. Tash u bënë mbi 18 vjet tranzicion postkomunist, që po provojnë se nuk mund të ketë liri pa drejtësi. Dhe për hata, vazhdojnë të duartrokasin liderë të korruptuar që betohen për lirinë!