Energjia, kufizime për shkak të defekteve në rrjet
06/01/2009 600 milionë kilovat orë
Kufizimet e energjisë janë vetëm për shkak të avarive në rrjet. Kjo është arsyeja që ka lënë pa drita një pjesë të mirë të komunave në veri të vendit. Sipas burimeve zyrtare nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes vetëm dy komuna në veri, komuna Arrën dhe Fajza kanë mungesë të dritave. Për shkak të kushteve të këqija atmosferike në këto zona është e pamundur të ndërhyhet për të riparuar defektet. Drejtues të OSSH-së bën të ditur se rreth 95 për qind e territorit aktualisht furnizohet pa ndërprerje me energji elektrike. Madje, të tjera premtime vijnë nga drejtues të Sistemit të Shpërndarjes, të cilët theksojnë se kanë siguruar jo vetëm nga importi, por edhe nga situata mjaft e mirë hidrike, sasi të mjaftueshme energjie. Kjo do të bëjë që të mos ketë ndërprerje të energjisë gjatë javëve të ardhshme. Për tre muajt e parë të vitit është siguruar sasia e nevojshme për furnizimin 24 orë me energjie. Sipas burimeve zyrtare të OSSH-së, janë rreth 600 milionë kilovat orë energji janë të garantuara nga importi. Ndërkaq, brigadat për riparimin e avarive të ngritura nga Operatori i Sistemit të Transmetimit po punojnë për riparimin e defekteve në linjat e transmetimit të energjisë, shkaktuar si pasojë e motit të keq, që ka përfshirë prej tre ditësh vendin tonë. “Që nga dita e djeshme, brigadat po punojnë në linjat 120 kV, Tiranë-Vau i Dejës, në linjën 110 kV Bushat -Lezhë, ku kanë rënë shtyllat nga pesha e akullit, si dhe në linjën 110 kV Përrenjas-Elbasan, në të cilën janë këputur telat e transmetimit të energjisë elektrike”, njoftuan burimet zyrtare.
Avaritë
Linja që furnizon me energji elektrike qytetin e Laçit ka pësuar avari dhe mësohet se 8 shtylla të tensionit të lartë kanë dalë jashtë funksionit. “Për pasojë qyteti i Lezhës dhe rrethinat e saj, po furnizohen me energji elektrike nga linja Laç-Lezhë”, thanë burimet të OST-së.
Kufizimet
Brigadat e OST-së do të vijojnë punën edhe këto dy ditë për të zëvendësuar shtyllat e rrëzuara nga moti i keq. “OST njofton se avaria e ndodhur do të sjellë kufizime të pjesshme të energjisë në qytetin e Lezhës dhe rrethinat e saj”, bën të ditur burimet.
Premtimi
Premtimi për garantimin e furnizimit me energji elektrike 24 orësh ngjan më shumë me fjalët boshe, sa kohë që avaritë për shkak të motit të keq nuk janë në dorën e drejtuesve të OSSH-së. Me gjithë situatën e mirë hidrike, OSSH vijon të blejë energji nga jashtë.