Ministria e Jashtme reagon për incidentet në Mitrovicë

Ministria e Punëve të Jashtme në një deklaratë për shtyp shprehet se po ndjek me vëmendje situatën në Mitrovicë,pas incidenteve të ditëve të fundit atje. Në këtë deklaratë shkruhet se kjo ministri është në kontakt të vazhdueshëm me krerët e institucioneve të Kosovës,përfshirë Ministrin e Jashtëm Skënder Hyseni dhe Kryetarin e komunës së Mitrovicës Bajram Rexhepi. Gjithashtu në deklaratë shkruhet se Ministria e Jashtme e Shqipërisë bashkohet me apelin e institucioneve të Kosovës drejtuar qytetarëve për të ruajtur qetësinë dhe për të shmangur çdo provokim