E Shtunë, 31 Tetor 2026

Energjia, kufizime vetem per debitoret

Pas privatizimit te 76 per qind te aksioneve te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes kufizimet e energjise do t'i vuajne vetem ata konsumatore qe nuk e paguajne energjine e harxhuar. Ky eshte projekti qe do ndjeke OSSH-ja per te eliminuar mos pagesat e energjise elektrike, nderkohe qe jane ndermarre edhe nje sere masash te tjera per te eliminuar vjedhjet e energjise. Ne fillim te muajit shtator nje pjese e mire e banoreve ndermjet "Rruges se Kavajes" dhe "Unazes se Madhe" ne kryeqytet nuk jane furnizuar me energji, pasi specialistet e Sistemit te Shperndarjes kane qene duke instaluar rrjetin e llojit ABC, i cili do te pengoje vjedhjet e energjise nga konsumatoret. Nga ana tjeter pas vendimit te qeverise per shkrirjen e Sherbimit te Kontrollit te Energjise Elektrike, KESH i ka ngarkuar nje detyre te re policeve te Policise Elektrike. Ish-policia Elektrike tashme do te funksionoje si strukture prane KESH-it, qe do te kete si objekt te aktivitetit te saj, arketimet e detyrimeve dhe gjobave te prapambetura, si dhe ndjekjen e proceseve gjyqesore. SHKEE nisi funksionimin ne shtator te vitit 2000 per kontrollin e zbatimit te ligjit, kontratave dhe rregulloreve ne furnizimin me energji elektrike dhe vendimi per shkrirjen e ketij enti u mor ne prag te privatizimit te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›