E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vellezerit, per 4 vjet prostituuan nje vajze

Tirane - Interpol Tirana ne bashkepunim me Interpol Romen, kane vene ne pranga dy vellezerit Edmond dhe Ferdinant Etemaj, 35 dhe 40 vjec, te denuar kohe me pare nga Gjykata e Beratit me nga 9 vjet burg secili per "shfrytezim per qellime prostitucioni". Policia e Shtetit, ka bere te ditur se, nga viti 1996 deri ne vitin 2000, dy personat, Ferdinand dhe Edmond Etemaj kane detyruar me ane te dhunes fizike, te dale ne rruge per te shitur trupin, nje vajze me inicialet J. A, duke e shfrytezuar si prostitute ne Torino - Itali per 3 vjet. Gjykata e Beratit, i ka denuar dy vellezerit Ferdinant dhe Edmont Etemaj me nga 9 vjet heqje lirie, per kryerjen e vepres penale te "shfrytezimit te prostitucionit ne rrethana renduese", Ky vendim ka marre forme te prere me date 23 shkurt 2007, date ne te cilen eshte lene ne fuqi me vendimin nga Gjykata e Apelit Vlore.

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›