E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Me jep 100 mije euro, te blejme folene e dashurise"

TORINO - Pasi kishte mashtruar nje te moshuar, duke i marre 100 mije euro, eshte vene ne pranga dy dite me vone nga policia. Dorina Cufe, 23 vjece nga Shqiperia, eshte arrestuar dje nga karabinieret, disa kilometra larg qytetit ku kishte mashtruar te moshuarin. Vajza e re, eshte akuzuar per "mashtrim ne shuma te medha". Policia italiane ka bere te ditur, se Cufe kishte mashtruar nje burre te moshuar, me ane te bukurise se saj. Pasi e kishte mbajtur me premtime dhe fjale te "bukura", 23-vjecarja kishte arritur t'i mbushte mendjen "viktimes" se saj, qe t'i merrte shumen e madhe te parave. Nga hetimet eshte arritur ne perfundimin se e reja, e kishte zgjedhur qellimisht personin qe do te mashtronte duke i marre dhe parate, me te cilat "do te blinin", nje vile pushimi ne kufirin shqiptar. Pensionisti nje ish-sipermarres, menjehere sapo e kishte marre vesh qe premtimet e "Dorines se bukur", ishin te kota kishte bere denoncimin ne polici.

"Dorina e bukur, dinte si te sillej", ka thene perpara policise, i moshuari i mashtruara nga e reja. Pasi e kishte vezhguar, avash dhe pa rene ne sy, ishte njohur me te moshuarin, deri ne piken, kur kishte arritur t'i mbushte mendjen qe, ai te bente gjithcka qe i thoshte. Komplimente, lajka, ishin ato qe Cufi bente per "viktimen e saj". Ajo ngulmonte deri sa i moshuari te mos i thoshte dot jo. Por nuk kishin munguar dhe darkat nen qirinj mes tyre, si dhe bisedat per nje jete me te mire, larg Torinos dhe jashte Italise. Me ne fund i moshuari kishte besuar. Dorina Cufe, i kishte thene se, "ekziston mundesia qe mund te blejme nje vile pushimi". Ajo i kishte i treguar mikut te saj te moshuar dhe vendin, e baneses, qe ishte ne kufirin shqiptar. "Nje vend shume i bukur dhe romantik", i kishte thene ajo pensionistit, vend qe do te ishte per ta nje "fole dashurie", nje vend larg syve te njerezve. Por mungonte vetem nje gje te vogel, qe pengonte plani i se rese, te mbyllej. Nuk kishte leke per te blere kete vile, por dhe per kete kishte menduar. Kishte pergatitur dokumentet, si dhe planimetrite e shtepise, fotografite, si dhe aktet e pronesise. Gjithashtu kishte bere dhe disa takime me menaxhere te rreme shqiptare, qe sic i kishte thene 23-vjecarja te moshuarit, kishin ardhur nga Shqiperia, per te biseduar me ta, per ta blere. "Cmimi eshte i lire, mjaftojne vetem 100 mije euro dhe ajo shtepi do te jete e jona", i ishte drejtuar te moshuarit shqiptarja. Keshtu nje mengjes, i moshuari, ishte nisur per ne banke, ku kishte terhequr shumen e parave. Me pas ishte takuar dhe me "Dorinen e bukur", si dhe personin, i cili duhej te ishte pronari i shtepise, duke i dorezuar parate. Pas kesaj, "mirupafshim te gjitheve". Burri, ishte zhdukur, nderkohe qe 23-vjecarja, kishte shkuar dhe disa dite tek i pensionisti, duke i thene se, "ishte duke pergatitur valixhet". Dhe ne fund ikja. Vajza ishte strehuar tek disa te njohur te saj, ne Venecia, kur dhe eshte vene ne pranga nga karabinieret, pas leshimit te urdhrit te arrestit nga Prokuroria e Torinos.

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›