E Shtunë, 31 Tetor 2026

British Airways permireson oraret e fluturimit

British Airways, e vetmja linje qe lidh Tiranen direkt me Londren, gjate gjithe vitit deri ne gjashte here ne jave me cmime konkurruese duke filluar nga 145 € nje drejtim, perfshire ketu te gjitha taksat, ka prezantuar dje, oraret e reja me te favorshme te fluturimit per te qene sa me prane nevojave te pasagjereve. Sipas Albion Idirizit, menaxherit rajonal per Shqiperine dhe Kosoven i British Airways, duke filluar nga data 26 tetor, fluturimi Tirane - Londer Gatuik, operon me orare te permiresuara. Te henen, te enjten, dhe te shtunen fluturimi nga Tirana niset ne oren 15:05, te marten ne oren 15:30, ndersa te dielen ne 13:50. Ky orar u mundeson pasagjereve te British Airways nje mberritje me te hershme ne Londer si dhe lidhje me te shpejta nga Londra brenda dites. Te dielave British Airways, lidh Tiranen me Nju Jorkun dhe Bostonin brenda dites permes Londres me cmime shume konkurruese duke filluar nga 566 € per udhetim vajtje-ardhje me te gjitha taksat e perfshira. Prej dy javesh British Airways ka prezantuar nepermjet nje fushate promocionale nen emrin "Cmimet tona me joshese ne ba.com" cmimet teper konkurruese qe u ofrohen te gjithe klienteve qe deshirojne te fluturojne me komoditetin, sigurine dhe avantazhet e British Airways nga Shqiperia per ne Ameriken Veriore. British Airways, vazhdon te ofroje qendrimin ne hotel dhe transport falas per udhetaret e fluturimeve transoqeanike ne rastet kur itinerari i fluturimit e kerkon kete.

Udhetaret

Albion Idrizi, menaxheri rajonal per Shqiperine dhe Kosoven i British Airways, u shpreh se ne 9-mujorin e ketij viti, British Airways ka regjistruar gjithsej 42886 udhetare ne Tirane, cka do te thote se numri eshte rritur me 13.3 per qind ne krahasim me te njejten periudhe te nje viti me pare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›