E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kirurgu Karaj, provat e policise

Artan Cena

TIRANE - Policia ka sekuestruar shuma te konsiderueshme parash gjate arrestimit te mjekut, Agim Karaj. Burimet zyrtare kane bere te ditur nje dite me pare se, gjate operacionit "Plaga e hapur", jane bllokuar ne cilesine e proves materiale shuma prej 8 mije eurosh, 40 mije leke, dy aparate telefoni celulare, nje autoveture dhe nje sasi e konsiderueshme medikamentesh te ndryshme, qe ishin ne makinen e Shefit te Kirurgjise te Onkologjikut, ne QSUT. Agim Karaj, u arrestuar dy dite me pare ne kryeqytet, ne momentin kur sapo kishte dale nga puna.

Deshmite

Gjate marrjes ne pyetje, 58-vjecari kirurge, nuk ka pranuar akuzen e ngritur duke deklaruar, se nuk ishte e vertete se ishte i korruptuar apo se kishte marre para nga pacientet e tij, per t'i operuar. "Me keni arrestuar kot, se une nuk kam marre para", mesohet te kete deklaruar perballe oficereve mjeku i njohur Karaj. Ai ka justifikuar dhe shumen e parave te gjetura ne makinen e tij, gjate arrestimit. "Parate i kisha marre se me duheshin per te blere disa gjera per ne shtepi", mesohet te kete deklaruar i dyshuari, para grupit hetimor te policise se kryeqytetit. Policia ka bere te ditur se eshte duke hetuar dhe per ilacet e gjetura ne makinen e Agim Karajt, per origjinen e tyre dhe destinacionin. Nuk perjashtohet dhe qe ata te jene marre nga klinika e QSUT-se, me qellim per t'u tregtuar jashte ketij institucioni.

Ryshfeti

Hetimet e bera nga anti-korrupsioni i Policise se Tiranes kishte siguruar informacione ne rruge operative, se mjeku merrte ryshfet. Pak kohe me pare, tre paciente kishin denoncuar se, kirurgu i njohur i Onkologjikut, merrte shuma te konsiderueshme parash, kundrejt operacioneve. Te afermit e te semureve, sipas policise, duhet te paguanin te mjeku Agim Karaj nje shume qe varionte nga 60 deri ne 70 mije leke te reja per te kryer nje operacion. Nese nuk jepeshin parate mjeku nuk pranonte te kryente nderhyrjen kirurgjikale. Keto jane deshmite e dhena ne polici persona te cilet kane bere dhe denoncimet ndaj mjekut te njohur.

"Drejtesia te merret me akuzat"

Drejtoresha e Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza", Gjeorgjina Kule, eshte shprehur se distancohet nga veprimet korruptive te disa mjekeve. Ajo ka deklaruar se, nuk mund te shprehet para kohe dhe se do te jete pikerisht drejtesia, ajo qe do te nxjerre te vertetat dhe faktet. "Mbi bazen e ketyre te fundit, do te mbajme dhe qendrimin", tha drejtoresha Kule, nje dite pas arrestimit te shefit te spitalit Onkologjik ne kete qender, Agim Karaj, nen akuzen e korrupsionit pasiv. "Drejtoria e QSUT-se distancohet nga veprimet korruptive te mjekeve dhe insiston te dale ne pah e drejta dhe te vihet ne vend dinjiteti i mjekut, ne ato raste kur nuk jane te vertetuara akuzat", tha ajo. "Ne rastet kur kemi njoftime te tilla, te pezullojme ushtrimin e profesionit", tha drejtoresha e QSUT-se.

L. N


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›