E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tritol makines, pranga ish-futbollistit

Elbasan- Shperthimi i tritolit trondit qytetin e Elbasanit ne oret e para te mengjesit te djeshem. Nje makine e parkuar ne rruget kryesore eshte demtuar, ndersa policia arrestoi si te dyshuar per atentatin gjate operacionit te koduar "Shkumbini", ish-futbollistin e ekipit te Elbasanit, Gjergji Gjika, nen akuzen e shkaterrimit te prones me eksploziv. Ngjarja e ndodhur paraditen e djeshme per fat te mire nuk ka pasur viktima, por vetem deme materiale ne nje makine ku dyshohet se ishte vendosur 50 gr tritol. Shkak eshte bere nje grindje e vjeter mes ish-futbollistit 28 vjecar dhe te demtuarit 53 vjecar. Sektori kunder krimeve ndaj prones ne drejtorine e policise se qarkut te Elbasanit arrestuan ne flagrance 28 vjecarin me banim ne lagjen "Brigada 17 Sulmuese", pasi akuzohet se ka vendosur eksploziv ne mjetin tip "Benz" me targe EL 5048 B, ne pronesi te G. M., 53 vjec, me banim ne lagjen "Beqir Dardha". Automjeti ka qene i parkuar para zyrave te INSING-ut, ne lagjen "Luigj Gurakuqi". Si pasoje e shperthimit eshte demtuar pjesa e perparme e automjetit dhe jane thyer xhamat e nje makine tjeter parkuar aty prane. Per kete qellim policia lokale organizoi operacionin e koduar "Shkumbini". Ne automjetin tip "Volksvagen", me targe EL 4892 A, ne pronesi te Gjergji Gjikes, policia gjeti dhe sekuestroi ne cilesine e proves materiale dy thika ne te cilat dyshohet te kene mbetje te lendes plasese. Kurse ne sediljen e pasagjerit jane gjetur copeza te ngjashme me fitilin zjarrpercjelles, te cilat kane qene gjysme te djegura. Me shume se demtimi i automjetit, shperthimi ka pasur efekt tek banoret e lagjes perreth, te cilet i ka pushtuar paniku dhe frika. Grupi hetimor po punon per te zbardhur motivet e kesaj ngjarje dhe per kete qellim ka marre ne pyetje te dyshuarin, objektin e atentatit dhe pjesetare te familjeve te tyre. Ne banesen e Gjikes mesohet se eshte kryer edhe nje kontroll, por pa mundur te zbulohet ndonje material i dyshimte.

F.Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›