Energjia nukleare
Nisma
Nisma për ndërtimin e termocentralit nuklear për prodhim energjie është konfirmuar dje me vendim qeverie, duke lidhur marrëveshje me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Marrëveshja lidhet me zbatimin e garancive në të gjitha veprimtaritë bërthamore të Shqipërisë, që do të monitorohen nga ndërkombëtarët. Tashmë i mbetet Kuvendit të ratifikojë marrëveshjen, ndërsa qeveria ka nisur negociatat për hartimin e kuadrit ligjor. Pala shqiptare ka hyrë në disa negociata me qeverinë italiane, për mundësinë e financimit, por nuk përjashtohet një ndihmë edhe nga Sllovenia.
#