E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania jep kredi

Pakti

Dy ditë më parë, në Tiranë u zhvilluan bisedimet qeveritare të sivjetshme mes Gjermanisë dhe Shqipërisë mbi bashkëpunimin dypalësh për zhvillim, të cilat u finalizuan me nënshkrimin e protokollit. Qeveria Federale Gjermane i ka miratuar Shqipërisë mbështetje të mëtejshme në shumën mbi 78 milionë euro nga buxheti i Republikës Federale për periudhën 2010-2011. Mbështetja do të jepet në formën e kredive me përqindje të favorshme, të ashtuquajturat kredi zhvillimi ose në formën e subvencioneve. Që nga nënshkrimi i Protokollit të parë të Bisedimeve Qeveritare mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, më 22 tetor 1988 Gjermania ka vënë në dispozicion të Shqipërisë më shumë se 1 miliard euro.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›