Energjia, prag tragjedie për 30 punonjësit e KESH-it
SHKODËR- Një gabim njerëzor në takimin e energjisë elektrike, gjatë remontit ka qenë duke sjellë një tragjedi me pasojë dëmtimin e rreth 30 punëtorëve të KESH-it. Gjithçka ka ndodhur një javë më parë , më datë 10 shtaror, rreth orës 16.30, por vetëm dje është bërë e ditur nga vetë punonjësit e operatorit të sistemit të transmetimit në Shkodër. Ndërsa energjia elektrike në linjën 220 kilovolt , Fierzë- Fushë Arrës- Burrel ishte stakuar për shkak të remonteve në këtë linjë, ajo është vënë në funksionim ndërsa punonjësit kanë qenë duke punuar. Për pasojë , tre elektricistë janë plagosur, por pa rrezik për jetën, ndërsa kanë qenë rreth 30 që ishin të shpërndarë në pika të ndryshme të rrjetit pasi po punonim për riparimet e trosit, pranë rrufepritëseve. Kanë qenë shokët e tyre ata që i kanë dhënë ndihmën e parë tre të dëmtuarve nga Shkodra dhe Komani, ndërsa sipas specialistëve, pasojat do kishin qenë më të rënda, nëse në momentin ku është takuar energjia elektrike do ishin të gjithë duke punuar dhe në rast se nuk do të ishte bërë tokëzimi. Fatmirësisht , tokëzimet e bëra dhe gatishmëria e brigadës ka bërë që pasojat të mos jenë fatale për jetën esë paku tre punëtorëve të dëmtuar. Sipas punonjësve të operatorit të transmetimit në Shkodër, gabimi ka ndodhur në nënstacionin elektrik të Fierzës, ndërsa menaxhimi ikëtij operatori për veriun lë mjaft për të dëshiruar. Sipas punonjësve të rrezikuar dhe të tronditur nga ajo që ka ndodhur, askush deri tani nuk është vënë para përgjegjësisë. Ata shprehen se ndihen të rrezikuar nga mundësia e përsëritjes së gabimeve të tilla, pasi sipas tyre operatori i transmetimit në zonën e veriut paraqet problemedhe mungesë gatishmërie për të evituar situata të padëshiruara dhe me pasoja.