Rreshjet në Sarandë, dëme dhe bllokim fshatrash
Prefektura: Nuk pati dëme të rënda. Komunat raportojnë bllokime të fshatrave
SARANDË- Tre ditë reshje kanë sjellë një sërë dëmesh si dhe kanë bllokuar disa zona në rrethin e Sarandës. Veç prurjeve të ngurta të lumenjve Bistricë, Kalasë dhe Pavëll, është përmbytur fushë-gropa e Delvinës, një pjesë e të cilës ishte e mbjellë me misër dhe kultura të stinës. Nënprefektja e Sarandës , Elsa Gjini, flet për gjendjen e rënduar nga rreshjet e fundit, por nuk konfirmon dëme të rëndësishme, duke u ndalurnëpunën e mirë të bërë nga drejtoria e ujërave, sipas së cilës kanë mbajtur në gatishmëri sistemin kullues e drenazhues. Drejtori ibordit të kullimit, Skënder Dukapohon se: “ rreshjet e ditëve të fundit na vendosën në gjendje alarmi. Sot mund të themi se kemi kaluar një situatë të rënduarme dëme të papërfillshme”.Ai evidenton faktin se ujërat e grumbulluar në dy fushat më të mëdha ,Vrina dhe Vurgu, nuk krijuan përmbytje të rënda. Megjithëse drejtuesit pohojnë se ka paturprobleme me hidrovorët si ndërprerja e energjisë elektrike përrreth 5 orë në hidrovorin e Çukës, si dhe gjendja jashtëpërdorimit e hidrovorit të Butrintit, megjithatë sipas tyre , situata ka qenë nën kontroll. Ndryshe e raportojnë situatënkomunat . Nga komuna e Livadhjasë njoftohet se është ndërprerë për dy ditë komunikimi i qendrës së komunësme fshatrat Gravë, Komat , Karroq e Sopik, zona të thellësisëdhe terren malor, gjë që nuk raportohet nga shtabi i emergjencave të nënprefekturës . Nuk ka informacion për dëme materiale në kafshëdhe dëme të tjera ekonomike.