Kthehen në shtëpi dy vajzat e shpallura në kërkim
DURRËS- Rreth 25 ditë më parë, në drejtorinë e Policis së Qarkut të Durrësit, dy familje nga sektori “Rinia” në periferi të qytetit kishin bërë denoncim per largimin nga banesa të dy vajzave të tyre minorene. Ato kishin dalë së bashku dhe nuk kishin kthyer më në banesa dhe prinderit pas një nate i janë drejtuar organeve të policisë për t’i ndihmuar për gjetjen e vajzave. Policia verifikoi se mos ishin rrëmbyer me dhunë, por kjo nuk ka rezultuar.Një ndër rrugët e kërkuara qe edhe shpallja në kërkim e tyre duke njoftuar të gjitha rajonet kufitare per të mos lejuar trafikimin e tyre. Nga familjet qenë marrë foto të cilat qenë shperndarë ne të gjitha rajonet e policisëkështu që inspektoret e krimeve nuk e kishin të vështirë identifikimin e tyre, duke mos përjashtuar rastet e përdorjes së trukimit nga parukiere të kualifikuara që vënë në vështiresi edhe ekspertë me përvojë. Megjithatë fotot dhe të dhëna të tjera të siguruara ne rrugë operative dhanë sinjale se të dyja minorenet të shpallura në kërkim për largim nga banesat e tyre gjendeshin në qytetin e Sarandës. Blutë e Sarandës më 15 shtator bënë ndalimin e tyre dhe informuan kolegët e Durrësit per gjetjen e tyre. Para policisë dhe prindërvevajzat kanë deklaruar se janë larguar me dëshirën e tyre. Pas kthimit nga Saranda, policia e Durresit ka thirrur prindërit dhe u ka dhënë ne dorëzim kundrejt një proces verbali të firmosur prej tyre vajzat XH. B. e lindur në Kukës dhe E. J. lindur në Tropojë të dyja me banim në sektorin “Rinia”.