E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndotja, banorët hedhin në gjyq minierën

Komuna e Gjegjanit të Pukës, prej katër vitesh në konflikt me kompaninë që administron minierën në këtë zonë Banorët e Kimzës dhe Kalivarit në gjykatë: Miniera na ka ndotur ujin, kërkojmë dëmshpërblim

PUKË- Banorët e fshatrave Kimzë dhe Kalivar,në komunën Gjegjan të Pukës, kanë paditur në gjykatën e këtij rrethi, firmën turke që ka me koncesion minierën e bakrit në Kimëz, për shkak të ndotjes së ambientit të shkaktuar prej saj. Në gjykatën e rrethit gjyqësor Pukë është zhvilluar seanca e parë përgatitore, ku trupi gjykues ka pranuar padinë e bërë nga banorët, duke kërkuar të bëhen disa ndryshime.Sipas kryetarit të komunës Gjegjan, Ndue Cara , akt- padia ka qenë në emrin e tij si kryetar komune dhe të dy kryetarëve të fshatrave, të dëmtuar nga aktiviteti i minierës, ndërsa gjykata ka kërkuar që padia të bëhet në emër të banorëve.Konflikti mes banorëve të këtyre fshatrave dhe firmës turke që ka me koncesion minierën e pasur me bakër, por dhe polimetale ka nisur prej vitesh, por shqetësimi në rritje indotjes së ambientit të shkaktuar nga miniera, ka bërë që drejtuesit e komunës Gjegjan të kërkojnë zgjidhjen e këtij problemi.

Ndotja që shkaktohet ka sjellë pasoja për banorët e këtyre dy fshatrave, pasi ka ndotur ujin që përdorej për vaditjen e tokave, duke sjellë tharjen e bimëve. Përveç kësaj, sipas banorëve dhe drejtuesve të komunës Gjegjan, uji që përdorej për vaditje është devijuar dhe ka humbje të burimit nëntokësor. Si pasojë, fermerët e këtyre dy fshatrave të thellë e me mjaft probleme ekonomike,nuk kanë mundësi të marrin prodhime bujqësore as për të siguruar nevojat e tyre dhe as për të shitur. Kryekomunari Ndue Cara shprehet për gazetën “Shekulli”se që nga 16 qershor 2007, pak kohë pasi ka marrë detyrën ka ngritur zërin rreth këtij problemi dhe ka bërë ankesa zyrtare në prefekturën e Shkodrës, ministritë përkatëse, tek deputeti i zonës e deri tek kryeministri. Deri tani, askush nukka dhënë zgjidhje dhe banorët kanë protestuar vazhdimisht kundër indiferentizmit të shtetit. Ndërsa kryetari i fshatit Kimëz , Ndoc Marku, thekson se ka mëse katër vjet që banorët kanë probleme me firmën turke që ka minierën. Sipas banorëve , përfaqësuesit e firmës turke që ka me konçesion minierën , nuk kanë marrë asnjë masë për të evituar ndotjen ë ujit dhe as atë të ajrit , e cila shkaktohet nga mjetet e tonazheve të rënda që lëvizin në rrugëte pashtruara të fshatit të tyre.

Situata është parë në vend dhe nga deputeti i zonës, por asnjë zgjidhje nuk është ofruar. Miniera nuk ka marrë masa për të hapur gropa dekantuese dhe uji bie në puse, ndërsa mbeturinat e mineralit shkaktojnë ndotjen e tij. Duke qënë se askush nuk ia ka vënë veshin këtij problemi për banorët e këtyre dy fshatrave , komuna së bashku me kryetarët e dyfshatrave të prekur dhe komunitetii janë drejtuar gjykatës.Sipas kryetarit të komunës Gjegjan , Ndue Cara , objekti i padisë së ngritur ndaj firmës koncesionare turke është dëmshpërblimi për 460 dynym tokë të punueshme, në të cilën nuk mund të merret prodhim për shkak të ndotjes së ujit për vaditje . Po kështu, në objektin e padisë është përfshirë dhe humbja e ujit e shkaktuar nga devijimi i burimeve nëntokësore , po nga miniera . Në seancën e parë gjyqësore të zhvilluar , firma turke nuk ka sjellë përfaqësues duke dërguar një shkresë ku theksonte se administratorët dhe personat përgjegjës janë jashtë vendit. Trupi gjykues ka vendosur shtyrje të seancës , pasi i ka kërkuar palës paditëse që kërkesë-padia të firmoset nga banorët dhe jo nga drejtuesit e komunës dhe të fshatrave, si emra të përveçëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›