Energjia, qeveria fal faturat e prapambetura
17/03/2011 Mblidhet Këshilli i Ministrave, vendos për kategoritë përfituese nga viti 1992 deri në 2006
Berisha: Që nga dita e marrjes së energjisë nga CEZ-i vendimi i qeverisë është inekzistent
Qeveria shqiptare do të falë të gjitha detyrimet e prapambetura të faturave të energjisë të të gjithë shtresave në nevojë, duke filluar që me borxhet më të hershme në vitin 1992 e deri te faturat që mbajnë datën 31 dhjetor 2006. Fatura e borxheve të prapambetura, afro 14-vjeçare, arrin në 38 miliardë lekë, ose 380 milionë dollarë. Vendimi i marrë dje nga qeveria shqiptare do të zbatohet për të gjitha familjet në ndihmë ekonomike dhe papunësi, të gjithë pensionistët me pensione minimale dhe pa burime të tjera të ardhurash, për të gjitha pensionet minimale të të gjitha kategorive, invalidët, gratë kryefamiljare dhe të gjithë personat me status jetim. Kryeministri i vendit, Sali Berisha, shpjegoi se ky vendim përfshin periudhën që nga fillimi i detyrimeve që ekzistojnë në KESH e deri në ditën që shpërndarja e energjisë merret nga CEZ-i. “Unë besoj se kjo përfshin të gjithë spektrin e atyre që kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në nevojë. Dua të theksoj se kjo falje që bëhet më 22 mars shtrihet që nga fillimi i detyrimeve që ekzistojnë në KESH deri ditën që shpërndarja e energjisë elektrike merret nga CEZ-i. Që nga dita e marrjes së energjisë nga CEZ-i vendimi i qeverisë është inekzistent. Është një ndërmarrje private, në të cilën ne ftojmë të gjithë qytetarët ti përgjigjen me korrektesën më të madhe”, - u shpreh kryeministri gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë. Në këtë kontekst, kreu i ekzekutivit i kërkoi ministrit të Ekonomisë që në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Entin Energjetik të kalojnë sa më shpejt vendimin e qeverisë për këtë akt, i cili do të përbëjë një lehtësim për jetën e përditshme të këtyre shtresave.“Të kalojmë sa më shpejt vendimin e qeverisë për këtë akt për këto shtresa në nevojë, akt ky që përbën një lehtësim në jetën e përditshme, pasi cilido të jetë, i vogël apo i madh, ndaj cilitdo, borxhi i rëndon njeriut si një gur”, - vijoi kryeministri.
Amnistia fiskale
Kryeministri Berisha tha se është e rëndësishme që projektligji për amnistinë fiskale të shkojë në parlament para 22 marsit. Ai shpjegoi se kategoritë që përjashtohen nga ky projektligj janë pasuritë e politikanëve dhe pasuritë e krijuara nga burime krimi, ku për këto të fundit vepron një ligj tjetër, i cili është në zbatim e sipër. “Zoti ministër i Financave, është e rëndësishme që ligji i amnistisë fiskale të shkojë në Parlament para 22 marsit, ditë kur ne shprehim vlerësimin ndaj biznesit duke paraqitur në Parlament këtë amnisti”, - tha Berisha.
Shqipëria 100 mijë dollarë për Japoninë
Qeveria shqiptare do ti dhurojë Japonisë në ndihmë pas katastrofave të mëdha natyre që po përjeton një kontribut prej 100 mijë dollarë amerikanë. Kjo u bë e ditur nga kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ndihmë e cila, siç e quajti vetë kreu i qeverisë, është modeste. “Qeveria vendos sot për të bërë një kontribut modest për Japoninë, vend ky që ka pësuar një nga katastrofat më të mëdha natyrore të historisë së saj. Ky kontribut do të jetë prej 100 mijë dollarë amerikanë. Ne e ndjekim me shumë shqetësim, por edhe me shumë admirim potencialin e jashtëzakonshëm me të cilin ky vend po e përballon këtë katastrofë, përmasat e së cilës do të ishin shumë më të mëdha në vendet e tjera sesa aty. Për shkak të mobilizimit të madh, infrastrukturës solide etj., sado që dëmet janë shumë të mëdha, do të kishin qenë shumë më të mëdha”, - tha kryeministri në fjalën e tij. Japonia para disa ditëve u godit nga një tërmet i tmerrshëm, që ka shkaktuar një cunam disa metra të lartë, i cili ka përfshirë bregdetin verilindor. Aktualisht Japonia ndodhet e rrezikuar nga shpërthimet nukleare, gjë që bën që situata të konsiderohet kritike.
Monument i Hajdarit pranë parlamentit të ri
Ngritja e monumentit të Azem Hajdarit në Tiranë rikthehet në vëmendje të qeverisë shqiptare. Me një vendim të posaçëm ekzekutivi shqiptar vendosi ngritjen e monumentit të Heroit të Demokracisë dhe pluralizmit në parkun pranë ndërtesës së parlamentit të ri. “Në mbështetje të neneve 95, pika 2, e 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.10 355, datë 2.12.2010, “Për buxhetin e vitit 2011”, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Këshilli i Ministrave vendosi: ngritjen e monumentit të Heroit të Demokracisë dhe Pluralizmit Azem Hajdari në parkun midis godinës së Kryeministrisë dhe lumit të Lanës, me shikim nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, pranë ndërtesës së parlamentit të ri”, - thuhet në vendimin e qeverisë. Në këtë mënyrë automatikisht shfuqizohet vendimi nr. 584, datë 23.06.2006, i Këshillit të Ministrave, “Për ngritjen e monumentit të Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari në qytetin e Tiranës”. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi më i fundit i qeverisë do të përballohen nga buxheti i shtetit për vitin 2011, miratuar për Ministrinë e Turizmit, që do të merret me zbatimin e këtij vendimi.
Fëmijëve u jepen falas librat shkollorë
Qeveria refuzon propozimin e kryeministrit për jetimët
Fëmijët e emigrantëve, romët dhe të verbrit do ti përfitojnë falas librat e tyre shkollorë. Qeveria shqiptare ka bërë një ndryshim të vendimit nr.107 datë 10.02.2010 “Për botimin, shtypjen, shpërndarjen dhe shitjen e teksteve shkollore të sistemit të arsimit parauniversitar”, ku parashikon mbulimin 100 % të çmimit të blerjes së tyre. Gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë kryeministri Berisha propozoi përfshirjen në listën e përfituesve edhe atë të fëmijëve jetimë, ndryshim i cili pritet të reflektohet në një kohë të mëpasshme. Ky vendim ngarkon Shtëpinë Botuese e Librit Universitar (SHBLU) dhe shtëpi të tjera botuese me botimin, shtypjen dhe shpërndarjen e teksteve shkollore të pakicave kombëtare të klasave I deri IX dhe të teksteve të arsimit profesional. Çmimi i këtyre teksteve miratohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Mënyra e shpërndarjes së tyre përcaktohet me udhëzim të ministrit të Arsimit dhe Shkencës. Për tekstet shkollore të pakicave kombëtare nga klasa I deri IX dhe për tekstet shkollore të fëmijëve të familjeve të emigrantëve që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, çmimi i blerjes të mbulohet në masën 100 për qind me fondet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Për tekstet shkollore të fëmijëve të familjeve të emigrantëve që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, Ministria e Jashtme, në bashkëpunim me selitë diplomatike në këto vende, dërgon në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës brenda muajit maj të çdo viti kërkesën për tekste shkollore, të detajuar sipas grup-moshave të fëmijëve të familjeve të emigrantëve.
Falja e librave
Për tekstet shkollore të fëmijëve romë dhe të verbrit nga klasa I deri IX çmimi i blerjes së tyre të mbulohet 100% nga buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Drejtoritë përkatëse të shkollave ku mësojnë nxënës romë, duhet të dorëzojnë në DAR/ZA-të përkatëse brenda muajit mars të çdo viti listën e nxënësve të kësaj kategorie. Ndërsa nxënësit që gëzojnë statusin e të verbrit dhe mësojnë në klasat I deri IX, pajisen me tekste shkollore të transkriptuara në shkrimin brail, të regjistruara në audio ose në shkrim të zmadhuar.
Të drejtat e fëmijëve
Qeveria miratoi dy konventa të KE-së për të drejtat e fëmijëve, përfshirë edhe të lindurit jashtë martesës. Konventa e parë ka të bëjë me detyrimin e përfilljes e përparësimit të interesit më të lartë të fëmijës në të gjitha proceset gjyqësore, në mënyrë që tu jepet mbrojtja më e mirë.
E dyta ka të bëjë me fëmijët jashtë martese. Konventa detyron vendet anëtare të përcaktojnë statusin ligjor për mbrojtjen e këtyre fëmijëve, që të gëzojnë të drejtat si fëmijët e tjerë, duke imponuar me ligj përkujdesjen e plotë ndaj tyre të nënës, babait dhe rrethit familjar.
Ekstradimi
Qeveria miratoi gjithashtu edhe projektligjin “Për ratifikimin e protokollit të tretë shtesë të konventës evropiane Për ekstradimin”, i propozuar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme. “Qeveria mbetet e angazhuar të firmosë çdo marrëveshje në mënyrë që të vendosim mbi baza më të forta ligjore bashkëpunimin me vendet partnere për ripranimet, ekstradimet dhe çdo lloj problematike që krijohet nga qytetarët shqiptarë në vende të tjera. Ky protokoll bën të mundur thjeshtimin maksimal të procedurave”, - tha Berisha.