Energjia, te ne shtrenjte dhe me sherbime te dobeta
Tarifat e reja te energjise, qe po aplikon OSSH, e rendisin Shqiperine mbi mesataren e vendeve te rajonit. Sipas nje studimi te fundit, kryer nga "GFK Albania", mbi cmimin e energjise ne vendet e rajoni, rezulton se biznesi shqiptar paguan edhe me shume se homologet e vet ne Greqi e Slloveni, vende anetare te BE-se, cka i ben me pak konkurruese mallrat dhe sherbimet e eksportit. Nderkohe qe konsumatoret familjare, abonente te OSSH-se, sipas studimit paguajne gati njesoj sa edhe qytetaret greke per energjine e konsumuar. Tarifat per kete kategori jane me te shtrenjta se ne Kosove, Bosnje-Hercegovine, Serbi dhe Maqedoni. Por ndryshe nga vendet e tjera, ne Shqiperi ndonese cmimet jane te ketyre niveleve, cilesia e sherbimit eshte e dobet.
Pronaret e rinj te OSSH-se nuk po mundin te ofrojne nje sherbim cilesor, ne shperndarjen e energjise tek konsumatori fundor. Defektet ne rrjet vijojne te mbeten shqetesuese. Energjia elektrike nderpritet ne menyre kolektive, duke penalizuar edhe konsumatoret e rregullt. Pervec kesaj, qytetaret ankohen edhe per nje pune te dobet nga ana e punonjesve te kesaj kompanie, ne drejtim te shqyrtimit dhe zgjidhjes se ankesave te tyre si per furnizimin ashtu dhe faturimin e energjise. Qytetaret pohojne se iu duhet te sorollaten me jave te tera, nga nje zyre e OSSH-se tek tjetra dhe zgjidhja e problemit vazhdon te vonoje. Pakenaqesi per cilesine e sherbimit shprehu pak dite me pare edhe ministri i Energjetikes, Dritan Prifti, i cili tha se qeveria do te shikoje te gjitha hapesirat e mundshme ligjore per te nderhyre, qe OSSH te permbushe kushtet e kontrates ne sherbim te qytetarit.
Studimi
Sipas nje studimi te fundit, kryer nga "GFK Albania", mbi cmimin e energjise ne vendet e rajoni, rezulton se biznesi shqiptar paguan edhe me shume se homologet e vet ne Greqi e Slloveni, vende anetare te BE-se, cka i ben me pak konkurruese mallrat dhe sherbimet e eksportit.
Cmimi mesatar, konsumatoret familjare (€)
Kroaci 0.0933
Mali i Zi 0.0893
Sllovenia 0.0884
Greqi 0.0769
Shqiperia 0.0716
Kosova 0.0705
Bosnje-Hercegovina 0.0614
Serbia 0.053
Maqedonia 0.04
Burimi: GFK ALBANIA
Cmimi mesatar, biznesi (€)
Kroacia 0.1881
Mali i Zi 0.167
Kosova 0.0958
Bosnje-Hercegovina 0.0946
Shqiperia 0.0835
Maqedonia 0.08
Sllovenia 0.7825
Greqia 0.0631
Serbia 0.058
Kryetari i Kontrollit te Larte te Shtetit, Robert Ceku tha, se amnistia eshte formula e vetme per formalizimin e ekonomise