E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLSH, pro amnistise se plote fiskale

Blerina Hoxha
Amnistia e plote fiskale po gjen gjithnje e me shume mbeshtetjen e institucioneve dhe grupeve te interesit. Ketij grupimi i eshte bashkuar edhe kryetari i Kontrollit te Larte te Shtetit, Robert Ceku, i cili pohoi ne Komisionin parlamentar te Ekonomise nismen e biznesit per nje amnisti te plote fiskale. "Mbeshtes nje amnisti te plote fiskale, pasi duhet pranuar qe kjo eshte formula e vetme per te ricikluar parate "gri" te ekonomise",-tha kreu i KLSH i cili njihet ne te njejten kohe si nje nga ekspertet me mire te financave ne vend. Mirepo ai tha se duhet te sqarohet mire se c'eshte amnistia fiskale dhe duhet te behet nje here te vetme, por duhet te jete e ndergjegjshme, e ndershme dhe ezauruese", deklaroi Ceku. Sipas tij, shume vende kane kryer amnisti fiskale dhe eshte e nevojshme te kryhet edhe nga qeveria shqiptare per shkak te nje tranzicioni te gjate. Ne fillim te ketij viti, Dhoma e Tregtise dhe industrise ne Tirane i kerkoi Ministrise se Financave, amnisti fiskale dhe legalizim te aseteve per bizneset, pasi sipas saj, nje gje e tille do t'i jepte nje frymemarrje te re ekonomise shqiptare, duke zbutur faktoret e ndikimit te krizes globale. Me amnisti, biznesi presupozon legalizim asetesh, amnisti per detyrime qe kane te bejne me borxhin tatimor apo doganor te paqarte, shuarjen e detyrimeve tatimore per pasurine e vene ne vite, ne kohen kur kuadri ligjor dhe administrativ tatimor nuk ishte as i plote dhe as i konsoliduar. Vete ministri i Financave, Ridvan Bode, ka pranuar se "ky proces eshte ne fazen e diskutimit dhe projektimit ne bashkepunim me biznesin, qe do te hapet dhe mbyllet brenda vitit 2010, me nje kohezgjatje te shkurter". Ai e cilesoi kete proces si "te nevojshem" per biznesin, por edhe ne kohen e pershtatshme per qeverine. Ekspertet ne Ministrine e Financave vleresojne se, "amnistia fiskale do te gjeneroje rreth 3 miliarde dollare ose sa 30 % e Prodhimit te Brendshem Bruto (GDP), qe aktualisht konsiderohet "ekonomia gri" apo pjesa informale". Niveli i informalitetit ne vend luhatet ne kufijte 30-40 per qind, dhe eshte pikerisht kjo pjese qe do te dale ne drite, me vetedeklarimin e biznesit te aseteve dhe pasurise te fshehur pergjate viteve. Amnistia fiskale dhe legalizimi i aseteve te biznesit, qe priten te ndermerren brenda ketij viti nga Ministria e Financave, pritet te gjenerojne rreth 3 miliarde dollare ne ekonomine shqiptare, pervecse do te vendose bizneset ne kushte te barabarta.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›