Energjinë na e shiti Damir Fazlliç, firma “Rudnap” është koperturë
Zbardhen dokumentet e reja të firmës “Altaria Research Limited”. Si kontrollohet paketa e kompanisë nga vetë Fazlliçi në Qipro
Habjon Hasani
Damir Fazlliç nuk është sekseri apo ndërmjetësi që lidh prokurimet miliardere të KESH-it me kompaninë “Rudnap”, por ai është shitësi i energjisë, i “fshehur” pas markës “Rudnap”. Dokumente të papublikuara më parë flasin për një ortakëri domethënëse në mes të Tiranës mes Fazlliçit dhe Vojin Lazareviçit, ndërsa ky i fundit është pronari i grupit “Rudnap”. Gjithçka lidhet me firmën “Croun Acquisitions”, të cilën Damir Fazlliç ia shiti vetes (nëpërmjet firmës së tij “Altaria Research Limited”) në mesin e vitit 2007, duke mos paguar asnjë detyrim ndaj shtetit. Një vit më vonë, në tetor të vitit 2008, Fazlliç ndërroi statusin e kësaj shoqërie nga shoqëri me përgjegjësi të kufizuar në shoqëri aksionare. Ky ndryshim statusi kërkoi dhe depozitimin e të tjera dokumenteve nga ana e Fazlliçit, ndërsa ortak me të në firmën “Croun Acquisitions” rezultojnë dhe Vojin Lazareviç së bashku me Sandra Berberoviç (anëtare e bordit menaxhues të grupit “Rudnap”). Por, nëse deri këtu gjithçka duket krejt normale, ajo që e implikon zotin Fazlliç lidhet me faktin se firma qipriote “Altaria Research Limited” ka krijuar në vitin 2007 në Zagreb të Kroacisë kompaninë “Rudnap Energija d.o.o”. Kjo e fundit është 100 për qind në pronësi të firmës qipriote, ndërsa në firmën qipriote “Altaria Research Limited” Fazlliç zotëron më shumë se 50 për qind të aksioneve. Pra është Fazlliçi që merr “thelën e Luanit”, ndërsa pronari i grupit “Rudnap”, Vojin Lazareviç, duket se mban përqindjet e merituara për faktin se i dha ortakut të tij, Fazlliç, të drejtën të përdorte markën “Rudnap” me operacione financiare të shitjes së energjisë, të cilat në finale “qërohen” në Qipro.
”Rudnap”
Ndërsa “Altaria Research Limited” paketën e aksioneve të së cilës e kontrollon Damir Fazlliç është pronare e “Rudnap Energija d.o.o” në Zagreb, kjo e fundit rezulton si pjesë e filialeve të firmave energjetike që janë “nën kujdesin” e grupit “Rudnap” me qendër në Beograd. Kreu i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Gjergj Bojaxhi, ka deklaruar pak javë më parë se “Korporata Elektroenergjetike nuk ka blerë asnjëherë energji elektrike nga firma ‘Rudnap’ me qendër në Zagreb, por vetëm nga firma ‘Rudnap’ me qendër në Serbi”. Por vetë grupi “Rudnap”, me qendër në Beograd, ka një ndër drejtorët e vet menaxhues, pikërisht zonjën Sandra Berberoviçin (pa llogaritur dhe pronarin e vetë grupit, Lazareviç), e cila mbulon pikërisht sektorin e shitblerjes së energjisë së “Rudnap”-it serb. Sikurse rezulton në dokumentin e botuar sot në “Albania”, zonja Berberoviç është aksionere edhe në firmën “Altaria Research Limited”, e cila jo vetëm ka themeluar “Rudnap”-in në Zagreb, por kontrollohet në pjesën dërrmuese të aksioneve nga vetë Fazlliçi dhe jo nga Lazareviçi apo Berberoviçi, që janë dhe krerët e grupit “Rudnap”. Kësisoj del e qartë se “Rudnap”-in serb e lidhin me firmën “Altaria Research Limited” disa personazhe që edhe pse rezultojnë në Serbi krerët e grupit “Rudnap”, në firmat satelite në Qipro rezulton se për filiale të caktuara është Fazlliçi ai që e “heq vallen”.
Filialet
Ndonëse Vojin Lazareviç është pronari i padiskutueshëm i grupit të njohur “Rudnap”, në disa filiale nëpër botë të këtij grupi (si në rastin e Zagrebit) rezulton Damir Fazlliç udhëheqës, ndërsa Lazareviç aksioner, por jo kontrollues i paketës financiare të këtyre filialeve. Në bazë të manualeve tregtare, një fenomen i tillë shpjegohet me faktin se ”shumë kompani të marketuara dhe me reputacion në treg futen në marrëdhënie biznesi me persona apo kompani të tjera që janë në gjendje të gjejnë tregje fitimprurëse”. Personat e kontaktit si Fazlliç kanë të siguruar gjënë më kryesore, tregun, e për rrjedhojë dhe “thela e luanit” është për ta, ndërsa kompania e parketuar (në rastin konkret “Rudnap”) jep suport nëpërmjet markës së saj, që gëzon reputacion duke mbajtur një përqindje të caktuar, por jo më të madhe se personi që ka çelësat e tregut. Nisur nga të dhënat e fundit që rezultojnë në raportin e biznesit mes Damir Fazlliçit dhe firmës “Rudnap” dallohet qartazi se zoti Fazlliç nuk ka qenë një komisioner apo një ndërmjetës mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë “Rudnap” (çka do të ishte normale, ndonëse kryeministri e mohoi dhe një mundësi të tillë), por në këtë rast Fazlliçi rezulton vetë kontraktori i qeverisë shqiptare (KESH-it), ndërsa “Rudnap” nuk është gjë tjetër vetëm një aksionere e vockël, e cila përfiton të ardhura duke e lejuar zotin Fazlliç të kontraktojë me KESH-in duke përdorur markën e saj.
Letër-porosia, Prokuroria kërkon informacione nga Zagrebi
Prokurorët e dosjes “Fazlliç” kanë dërguar në Zagreb të Kroacisë letër-porosinë ku është regjistruar dhe firma “Rudnap Energija d.o.o”, e cila është evidentuar në media si një kompani e krijuar nga firma qipriote “Altaria Research Limited”. Kjo e fundit ishte në epiqendër të skandalit dhe hetimeve për transaksionin e dyshimtë prej 1 milion e 700 mijë eurove, që dyshohet se është kryer si një operacion i pastrimit të parave. Prokurorët kanë parashtruar në letër-porosi sigurimin e të gjitha të dhënave të firmës. Prokuroria e Tiranës ka tërhequr pak ditë më parë të gjithë dokumentacionin që kjo firmë ka depozituar pranë Korporatës Elektroenergjetike, ku vetëm për vitin 2007 ka fituar 34 milionë euro tendera importimi energjie nga prokurimet e KESH-it, ndërsa për vitet 2007-2008 kjo kompani ka fituar gjithsej rreth 106 milionë euro. Gazeta “Albania” botoi ekskluzivisht lidhjen që firma qipriote “Altaria Research Limites” ka me degën e “Rudnap”-it në Zagreb. Firma qipriote “Altaria Research Limited” i bleu në Tiranë Damir Fazlliçit firmën “Croun Acquisitions”. Ky operacion i blerjes së firmës rezultoi i paligjshëm, ndërsa porsa Prokuroria nisi procedimin penal, Fazlliçi deklaroi se ia kishte shitur vetes. Pra dhe firma “Altaria Research Limited” ishte në pronësi të tij, sipas vetë Fazlliçit. Por sikurse tregon shpallja publike e Agjencisë së Regjistrimit të Kompanive, rezulton se firma qipriote ka themeluar në Zagreb degën e “Rudnap Energija d.o.o”. Pikërisht kjo nyje e zbuluar nga “Albania” është bërë pjesë e hetimeve të Prokurorisë.
Të dhënat, Fazlliçi, pronar i kompanisë “Rudnap Energija d.o.o”
Në regjistrin shtetëror të regjistrimit të firmave në Zagreb të Kroacisë rezulton se firma ”Altaria Research Limited” ka krijuar më 19 nëntor të vitit 2007 firmën ”Rudnap Energija d.o.o”. Gazeta ”Albania” disponon dokumente të marra në burime zyrtare kroate, të cilat saktësojnë se kompania e re, e krijuar në Kroaci, është regjistruar në regjistrin tregtar kroat me NIPT-in: Tt-07/13527-2, me numër regjistri 080632088. Sipas të dhënave shtetërore kroate, firma kishte për qëllim operimin në tregun energjetik, negocimin dhe shitjen e energjisë elektrike. Por lidhja vazhdon edhe në Vjenë, ku pikërisht i njëjti përfaqësues i firmës serbe ”Rudnap” bën dhe përfaqësuesin e kësaj firme për llogari të firmës ”Altaria Research Limited”. Më konkretisht, bëhet fjalë për zotin Aleksandër Lupsiç, i cili përfaqëson grupin “Rudnap” në Vjenë, por njëkohësisht ka regjistruar në entet e biznesit edhe origjinën e ”Rudnap”-it në Vjenë, duke përcaktuar si adresë themelore adresën: Nikozije, Cipar, Nikozija, Irakli, 2, Egkomi, P. C. 2413. Identike me adresën e firmës ”Altaria Research Limited”.
TË DHËNA ZYRTARE NGA QKR, TIRANË
Firma “Altaria Research Limited”
Është firmë e përbërë nga “Avomar Limited dhe Amerito Limited”
Adresa: Nikosia, në Qipro, 2, Irakli Egkomi, 2413
TË DHËNA NGA GJYKATA TREGTARE NË ZAGREB
Njoftim i Gjykatës tregtare në Zagreb
Sot, më 19 nëntor 2007, Gjykata Tregtare e Zagrebit regjistroi një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar. Regjistrimi mori numrin e NIPT-it: Tt-07/13527-2 i cilësuar në regjistrin tregtar Nr. 080632088 me këto të dhëna:
Emri i shoqërisë: “Rudnap Energija d.o.o” me qëllim negocim dhe shitblerjen e energjisë elektrike
Selia: Zagreb, në Sveticen e poshtme, 38.
Anëtarët dhe themeluesit: “Altaria Research Limited” me numër regjistri në sistem SE 178049, në regjistrin tregtar të Nikosias në Qipro në adresën: Nikosia, 2 Irakli Egkomi, 2413
14 Janar 2009